13:50
Kurti me qytetarët ukrainas uron ditën e pavarësisë: Kosova është shtëpia juaj e dytë
Në ambientet e ballkonit të hapur të Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, mirëpritën sot qytetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, në mesin e tyre edhe gazetarët ukrainas në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë” (Journalists in Residence) të mbështetur nga Qeveria e Kosovës, për të shënuar bashkarisht Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.