VIDEOLAJM/ Në kushtet ekstreme të motit, në krye të detyrës! Elektricisti përpiqet të riparojë linjën elektrike në Mirditë

20/01/2024 19:20

Pavarësisht kushteve ekstreme të motit, ka nga ata persona që rrezikojnë jetën duke qëndruar në krye të detyrës.

Pamjet e mësipërme janë shkëputur nga qarku Lezhë, ku përgjatë stuhisë së borës një elektricist po përpiqet të riparojë një linjë elektrike për të mos lejuar që qytetarëve, në këto kohë të vështira, të mos ju mungojë i ngrohti dhe energjia elektrike.

Top Channel