Drejtorët e dorëhequr vijojnë punën, Besmir Beja inspekton Degën Doganore të Durrësit 24/10 14:52
Moti i keq me reshje shiu, bore dhe erëra të forta që ka pushtuar vendin tonë kanë detyruar sektorin e garave të Federatës Shqiptare të Futbollit që të marrin vendimin për shtyrjen e ndeshjeve: një në Kategorinë Superiore dhe një tjerët në të Parën.
Sipas njoftimit të FSHF-së, “ndeshja Skënderbeu-Dinamo e kampionatit “Abissnet Superiore” dhe ndeshja Kastrioti-Bylis e Kategorisë së Parë, të programuara për t’u luajtur sot, do të shtyhen për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.
Në ditët në vazhdim Departamenti i Garave në FSHF do të përcaktojë datat se kur do të luhen këto ndeshje./ Supersport
Top Channel
Skitë Alpine në Digitalb/ Lara Colturi, e jashtëzakonshme, e nis Kupën e Botës me vendin e dytë në Austri