‘Ekzorcisti i Papës’ me më shumë se 70,000 procedura, thotë se politikanët janë ‘të zotëruar nga djalli’ (fotot)

20/01/2024 18:19

Një prift katolik italian që vdiq në vitin 2016 në moshën 91 vjeçare, portretizohet së fundmi nga aktori Russell Crowe në një film supernatyral horrori të titulluar ‘The Pope’s Exorcist’ (Ekzorcisti i Papës)

Por në jetën reale personazhi protagonist thoshte se “të gjithë politikanët janë të zotëruar nga djalli”.

At Gabriele Amorth, njihej se kishte kryer 70,000 procedura ekzorcizmi (të largimit të djallit zotërues nga trupi i njeriut), thoshte se “e keqja ekziston në politikë” por fajtorët më të mëdhenj për këtë nuk mund të shpëtoheshin me fuqitë e tij.

Në një intervistë të zbuluar së fundmi nga rrjeti pak i njohur spanjoll ‘Maria Mensajera’ – (Mesazherja Maria) që është dhënë pak para vdekjes së At Amorth, ai kishte thënë se politikanët janë më të rrezikuar për të rënë në magjinë e djallit.

Ai raportohet se shprehej: “E liga shihet shpesh në politikë, sepse djalli kërkon të marrë kontrollin e liderëve të biznesit e të politikës. Si Hitleri dhe Stalini ishin të zotëruar nga djalli. Nga e di unë këtë? Sepse ata vranë miliona njerëz”.

Prifti shtonte më tej: “Bibla thotë se ‘nga frytet që ti jep, unë do të të njoh ty’. Për fat të keq  ekzorcizmi ndaj tyre nuk do të funksiononte pasi ata janë dënuar për atë që kanë bërë”.

“Nuk mund të themi nëse ishte një posedim i plotë i këtyre njerëzve nga e liga apo një pranim vullnetar i sugjerimeve të djallit prej tyre”.

At Amorth tha se mund të perfomonte ekzorcizma për dhjetra mijëra njerëz pasi askush nuk është krejtësisht i mbrojtur nga djali.

“Psikiatrit më dërgonin raste të pashpresa, nuk kishte rivalitet. Psikiatri përcakton nëse është një sëmundje, ndërsa ekzorcisti përcakton nëse është një mallkim”.

“Unë punoj shtatë ditë të javës, nga mëngjesi deri në darkë, sepse çdokush mund të ketë nevojë. E liga është shumë inteligjente, ajo ruan inteligjencën sepse më parë ka qenë një engjëll, janë engjëjt e rrëzuar nga qielli. Unë merrem me largimin e magjisë së bërë nga dikush ndaj personit, në shumicën dërrmuese të rasteve. Ndërsa pjesa tjetër vijnë prej pjesëmarrjes në sekte satanike dhe rituale magjie”, tregonte prifti.

“Nëse jeton në harmoni me Zotin, është shumë e vështirë për të keqen që të të tundojë me ‘ofertat’ e saj.”

FOTO GALERI
1/3
At Gabriele Amorth, njihej se kishte kryer 70,000 procedura ekzorcizmi

Top Channel