Video/ SHBA publikon pamjet, momenti kur forcat amerikane shkatërrojnë një kullë kontrolli detar iranian pranë Hormuzit
Boris Johnson ka mbështetur publikisht Donald Trump, përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA, me deklaratën e fortë se rikthimi i republikanit kontrovers në krye të Shtëpisë së Bardhë, është pikërisht ajo çfarë i duhet botës sot.
Në rubrikën e tij të përjavshme të Daily Mail, ish-kryeministri britanik argumentoi se nëse Trump mbështet Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, atëherë lidershipi i tij i rinovuar “mund të jetë një fitore e madhe për globin”.
Kjo pavarësisht faktit se Trumpi vetë ka hedhur në mënyrë të përsëritur dyshime mbi vijimësinë e mbështetjes së SHBA-së për Kievin nëse ai rizgjedhet, ndërsa mburret për marrëdhëniet e tij me presidentin rus Vladimir Putin. Trump, i cili gjithashtu ka qenë vazhdimisht kritik i hapur ndaj NATO-s, ka deklaruar më herët se mund “t`i japë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës brenda 24 orësh”.
“Unë thjesht nuk mund ta besoj se Trumpi do t`i lerë në baltë ukrainasit, përkundrazi duke e kuptuar tashmë se nuk mund të bëhet më asnjë marrëveshje me Putinin, mendoj se ka një shans të mirë që ai t`i dyfishojë përpjekjet e veta dhe të përfundojë atë që filloi – duke u dhënë atyre pikërisht atë cfarë u nevojitet për të fituar”, ka shkruar Johnson.
“Në qoftë ky rasti, atëherë të gjitha gjasat janë që me Trumpin, perëndimi të bëhet më i fortë dhe bota më e qëndrueshme”, shton ai.
Të premten, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, e ftoi kryesuesin e garës për nominimin republikan që të vizitojë kryeytqetin e vendit të tij, duke mos ia kursyer tonet e ironisë në pohimin se “nëse vërtet mund ta ndalojë luftën në 24 orë, mjafton të shkojë në Kiev kur të dojë.
Top Channel