Probleme serioze nga gripi në Elbasan, shumë fëmijë e të moshuar pësojnë komplikacione! Mjekja: Evitoni grumbullimet

20/01/2024 12:10

Rreth 150 fëmijë paraqiten çdo ditë për të marrë ndihmë mjekësore pranë Spitalit Pediatrik të Elbasanit, të prekur nga virozat e stinës.

Mjekët thonë se problematike është temperatura e lartë e cila i reziston medikamenteve.

“Që nga mesi i Dhjetorit fluksi është shtuar. Kemi mbi 100 paraqitje në 24 orë, varjon nga 110 deri ne 150 fëmijë që paraqiten të kërkojnë ndihmë në Urgjencën e Pediatrisë se Elbasanit. Ajo që vëmë re ne është rritja e shtrimeve sepse kjo virozë që po kalojmë jep dhe komplikacionet e veta. Komplikacionet kryesore janë zakonisht në rrugët respiratore. Fëmijët vijmë me pleumoni me bronkolite, fëmijët e vegjël me autite. Këto janë rastet me të spikatura, fëmijët që vijnë për ndihmë zakonisht janë fëmijë me temperatura rebele, pereistente ndaj anripiretikëve dhe prindërit shqetësohen me të drejtë”, tha shefja e shërbimit pediatrik Elbasan, Irena Palloshi.

Mjekët këshillojnë prindërit të evitojnë grumbullimet e kafenetë sidomos me foshnja, pasi grumbullimet në këtë periudhë të vitit, në kulmin e virozave, sjellin komplikacione tek fëmijët.

“Që mos bëjmë një fluks artificial në urgjencën tonë, këshilla është që të drejtohen në fillim tek mjeku i tyre i familjes, më pas të drejtohen në spitale e pediatri. Një këshillë tjetër shumë e rëndësishme që ne mësuam edhe nga Covidi është që t’i evitojnë grumbullimet, sidomos familjet që kanë beba të vegjël, sepse kemi beba të vegjël 1 muaj deri ne 6 muaj me bronkiolite”, tha mjekja.

Ndërkohë edhe shtrimet në spital duket se janë të shtuara pasi aktualisht pediatria e Elbasanit është thuajse në plotësim të kapaciteteve të saj të shtrimeve.

Top Channel