E enjte, 15 Qershor 2023
22:29
​Kurti: Shefi i zyrës sonë në Beograd ka kërkuar që të vizitojë tre policët e rrëmbyer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd ka kërkuar që të vizitojë tre policët e arrestuar nga forcat serbe, mirëpo kërkesa e tij ende nuk është përcjellë, pasi ende nuk janë bërë 48 orë nga paraburgimi i tyre.

22:27
Pse s’u rrahën amerikanët? Manjani: Çuditërisht serbët rrahën vetëm ca italianë, s’do njeri konflikt

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se diplomacia perëndimore është e lodhur dhe velur nga përplasjet Kosovë-Serbi, dhe tashmë po i japin një zgjidhje të shpejtë situatës duke vënë dorën tek më i dobëti.

22:20
Përmbytet edhe Prishtina, probleme në disa rrugë të kryeqytetit

Reshjet e mëdha të shiut që ranë të enjten pasdite në Prishtinë kanë shkaktuar vërshime në lagjet “Dardania” dhe “Lakërishtë” në kryeqytet.

22:05
“Kurti tërhiqet sapo rritet presioni”, kreu i PDK në Top Story: Situata është e rënduar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një lidhje me skype në emisionin Top Story tha se Kosova ndodhet në një situatë të rënduar.

22:02
Bisedat e gjata me të panjohurit ju bëjnë më të lumtur

Komunikimi me të tjerët është një nga proceset kryesore të njeriut. Duke komunikuar ndërtohen bisedat të cilat përbëjnë jetën e përditshme.

21:51
Prokurori i Përgjithshëm i del në mbrojtje Prokurorit të Posaçëm që paditi ish-Presidentin Trump

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland i doli në mbrojtje të mërkurën prokurorit të posaçëm, Jack Smith, të emëruar prej vetë atij në këtë cilësi për të mbikqyrur disa prej hetimeve penale ndaj ish-Presidentit Donald Trump.

21:48
“Vuçiç mori njoftimin për rrëmbimin e policëve nga ambasada e Rusisë”/ Kusari-Lila: Pasiguria në veri vazhdon që pas luftës

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në një lidhje direkte nga godina e Kuvendit për “Top Story”, ka folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

21:47
Karamuço shpjegon kompetencat e njësive “Kobra”: Serbia të na thotë nëse po kryen operacione speciale

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel tha se tre policët e rrëmbyer në Kosovë kanë qenë me qindra kilometra brenda kufirit.

21:47
Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar misterin e zhdukjes së civilizimit Maja pas mijëra vjetësh (fotot)

Pas dekadash spekulimi dhe teorish konspiracioni nga më ekstremet, shkencëtarët thonë se besojnë se kanë zbuluar arsyen përse civilizimi i avancuar Maja është zhdukur papritur pas mijëra vitesh lulëzimi.

21:40
“Mendoja vetëvrasjen”, Kyrgios flet për depresionin: Ja pse mbuloj njërin krah

Nick Kyrgios është rikthyer të flasë për problemet me shëndetin mendor në vitin 2019, kohë kur u eliminua nga Wimbledon.

21:18
Shirat e verës përmbytin rrugët e Durrësit

Mbrëmjen e së enjtes, rrebeshet e shiut mbushën disa nga rrugët dhe kryqëzimet rrugore me ujë duke sjellë probleme dhe në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në Durrës. Situata ka qenë problematike në zonën pranë stadiumit, te stacioni i zjarrfikësve, në lagjen 1, si dhe lagje të tjera më në periferi të qytetit bregdetar.

21:10
SHBA i kërkon Serbisë lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës të ndaluar nga forcat serbe.

21:09
Raporti mbi trafikun e qenieve njerëzore, Shqipëria dhe Kosova në nivelin e dytë!

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi të enjten raportin mbi Trafikun e Qenieve Njerëzore për vitin 2022, që përfshin vlerësimet për rreth 190 vende të botës.

21:02
“Nuk e dija që një letër mund të vriste kaq shumë”, Mbappe: Kam vetëm një opsion

Kylian Mbappe është i grumbulluar me kombëtaren e Francës për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024.

20:50
Menaxheri i Mohamed Salah: Përfaqësuesi im nuk është takuar me drejtuesit e Parisit

Është periudhë merkatoje dhe si zakonisht, ka shumë zëra rreth të ardhmes së futbollistëve të ndryshëm ku sigurisht më shumë bujë bëjnë ato rreth yjeve më të spikatur.

20:40
Fiks Fare/ Miliona euro për luksin e shtetarëve, magazinierja: Depot plot, i fryjnë kostot e tenderëve!

Fiks Fare denoncoi abuzimet me tenderët e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, e cila administron vilat dhe rezidencat.

20:33
Moti i keq me rreshje të dendura shiu në Korçë! Sërish dëme në disa zona

Moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar përsëri dëme në disa zona të qarkut të Korçës. 

20:20
Mbi 700 shqiptarë pjesë e organeve amerikane të zbatimit të ligjit

Para një dekade, numri i shqiptarëve në organet amerikane të zbatimit të ligjit ishte rreth 200. Më 2023, sipas “Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Zbatimi të Ligjit”, kjo shifër ka arritur në mbi 700. Zëri i Amerikës bisedoi me disa pjesëtarë të organeve ligjzbatuese në Nju Xhersi dhe Nju Jork, të cilët flasin mbi sfidat e karrierës së tyre dhe rëndësinë e shtimit të numrit të shqiptaro-amerikanëve me uniformën blu.

20:18
Tre policët e rrëmbyer, ​Lajçak: Jemi duke pritur nga NATO që të mbledhë faktet

Në një deklaratë të shkurtër për The Geopost lidhur me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës brenda territorit të vendit, përfaqësuesi i BE-së për Dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak ka thënë se janë duke pritur nga NATO që të mbledhë faktet.

19:57
Guardiola humbet një ndihmës, italiani afër të stolit të “Dhelprave”

Manchester City ishte autor i një sezoni në kufijt e perfektes teksa The Citizens e mbyllën atë me “tripletën” e famshme të trofeve (Premier League, FA Cup dhe Champions League), ku të besuarit e trajnerit Pep Guardiola nuk ia dolën vetëm në Kupën e Ligës.

19:49
Dosja “Shpirti”/ Dy nga të akuzuarit nuk do hetohen, as nuk do të gjykohen

Pavarësisht bujës së dy viteve më parë, një prokuror dhe dy funksionarë policie u ekspozuan nga SPAK si emra të dyshimtë të përfshirë me krimin, nuk do të hetohen dhe nuk të gjykohen nga trupa e posaçme.

19:48
​Von Cramon: E paligjshme të hysh në territorin e Kosovës e të lidhësh policët si kriminelë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç për rrëmbimin e tre policëve kufitarë brenda territorit të Kosovës.

19:43
Pas diskutimeve në mbledhjen e NATO-s, anëtarët vendosin: Ukraina do të furnizohet me armë

Pas një mbledhjeje të gjatë në Bruksel, NATO ka vendosur që të krijojë koalicionin për furnizimin e Ukrainës me avionë luftarakë.

19:42
Dhimbja pa shkak e trupit, çfarë ndihmon për ta mbajtur nën kontroll

Fibromialgjia nuk është sëmundje por është një çrregullim jo-inflamator i cili përcillet me lodhje dhe dhimbje kronike të trupit.

19:41
​Gashi në Kuvendin e Kosovës: Paralajmërimet për sanksione janë shqetësuese

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha sot në Kuvend se e paralajmërimet për sanksione të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës janë shqetësuese.

19:36
Shkodër/ Shtyhet ceremonia për marrjen e detyrës së kryebashkiakut të ri Benet Beci

Marrja e detyrës së kryebashkiakut të ri të Shkodrës është shtyrë me tri ditë.

19:35
Amerikani arrestohet për vrasjen e 21-vjeçares në kështjellën turistike në Gjermani (fotot)

Një 21-vjeçare amerikane ka humbur jetën pasi është sulmuar nga një tjetër turist amerikan pranë një kështjelle të njohur shkembore në Gjermani, njoftonte sot policia vendase pas ekzaminimeve të para të ngjarjes tragjike.

19:34
​Tahiri në Kuvend: S’mundet të ketë sovranitet pa partneritet me aleatët ndërkombëtarë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se Kosova s’mundet të ketë sovranitet pa partneritet me aleatët ndërkombëtarë.

19:29
Ekspertët e OKB-së ngrenë shqetësime për torturën e Rusisë ndaj civilëve dhe robërve të luftës në Ukrainë

Një grup ekspertësh të OKB-së kanë thënë se i kanë shkruar Moskës për të ngritur shqetësimet në lidhje me përdorimin e torturës nga forcat ushtarake ruse ndaj civilëve ukrainas dhe robërve të luftës.

19:26
Drejtuesit e shërbimeve mjekësore/ Në fund të muajit zgjidhen shefat në 5 spitalet universitare

Në fund të këtij muaji zgjidhen shefat që do të drejtojnë shërbimet mjekësore në pesë spitalet Universitare në Tiranë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, shërbimi i Traumës , Spitali “ Shefqet Ndroqi” dhe në dy maternitete të Tiranës.

19:16
“Palët të plotësojnë kushtet”/ BE: Marrja e masave ndaj Kosovës nuk ishte e lehtë

Bashkimi Evropian ka ripërsëritur sërish vendosmërinë për të sanksionuar Kosovën nëse nuk merr hapa për qetësimin e situatës në veri, teksa thirrja është përsëritur disa herë për të dyja palët.

19:11
Depozituesit e tërbuar libanezë vandalizojnë bankat në qendër të Beirut (fotot)

Depozitues që kërkonin paratë e tyre kanë protestuar sot duke djegur goma e duke vandalizuar vetratat e bankave në lindje të kryeqytetit Beirut.

18:57
“Serbia nuk dëshiron paqe”/ Krasniqi kërkesë-llogarie qeverisë Kurti për gjendjen e sigurisë në Veri: Rrëmbimi i efektivëve, provokim!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e konsideroi rrëmbimin e tre efektivëve të Kosovës nga forcat serbe në Veri një akt agresioni kundër Republikës së Kosovës.

18:41
“Hakmarrjes së Serbisë do t’i përgjigjemi me ligj”/ Kurti raporton për “veriun”: Asnjë kthim pas për të respektuar Kushtetutën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për serbët e arrestuar, tha se janë ndaluar vetëm shtetasit e dhunshëm.

18:40
Senatorja australiane pretendon sulme seksuale në parlamentin e vendit (fotot)

Senatorja e pavarur australiane Lidia Thorpe ka detajuar sot në parlament rastet kur është ndjerë e pasigurtë në parlamentin e vendit, kur sipas saj një burrë e ka ndjekur, e ka prekur dhe propozuar në mënyrë agresive.

18:21
Shefi i NATO-s: Luftime të ashpra përgjatë vijës së frontit në Ukrainë

Zonat e vijës së frontit në Ukrainë po dëshmojnë “luftime të ashpra” pas nisjes së kundërofensivës së shumëpritur të Kievit, duke përdorur armë të furnizuara nga Perëndimi, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

18:16
Sulmuesi i Realit, në krye të Komitetit të FIFA-s kundër racizmit

Vinicius Junior do të drejtojë një komitet të posaçëm të FIFA-s kundër racizmit, i cili do të përbëhet nga lojtarë që do të propozojnë dënime më të rrepta për sjelljet diskriminuese në futboll.

18:11
SHBA, Britania e Madhe, Danimarka dhe Holanda, raketa për forcimin e mbrojtjes ajrore në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Holanda dhe Danimarka do të jenë partnerë për të dërguar pajisje të mbrojtjes ajrore duke përfshirë qindra raketa në Ukrainë për ta ndihmuar atë, thanë kombet në një deklaratë të përbashkët.

18:03
Sekretet e ushqimit dhe agjërimit të popullit Hunza që jeton 120 vjet (fotot)

Lugina e lumit Hunza në kufirin mes Pakistanit, Kinës e Indisë ka nisur të njihet si “oazi i rinisë prej komunitetit pakistanez Hunza, që ka një jetëgjatësi mesatare prej më shumë se 100 vjet, duke arritur në disa raste 160.

18:00
UNICEF bën bilancin: 20 fëmijë të vrarë nga minat tokësore në Ukrainë

Minat dhe mjetet e tjera shpërthyese kanë vrarë të paktën 20 fëmijë që nga fillimi i luftës, sipas UNICEF.

17:53
“Kutia e burgut”/ Kolegji Zgjedhor vendos përsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë Rrogozhinë

Një muaj pasi socialisti Edision Memolla rezultoi fitues në Rrogozhinë, Kolegji Zgjedhor rrëzon zgjedhjet në këtë bashki. 

17:51
Fotolajm/ Trupat ukrainase marrin pjesë në stërvitjet ushtarake

Ndërsa kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, Rafael Grossi ka vizituar sot termocentralin Zaporizhzhia, në vende të tjera në rajon trupat ukrainase kanë zhvilluar trajnime.

17:47
Borrell e quan arrestim kapjen e policëve nga serbët: Javën që vjen do të ftoj në takim urgjent Kosovën dhe Serbinë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, deklaroi se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, një takim urgjent për menaxhim të krizave.

17:40
Australiani tmerrohet kur futet në tualet, gjen pitonin tre metra të gjatë

Një australian kur hyri në tualetin e shtëpisë së tij në Queensland vuri re një piton gati 3 metra mbi kabinën e dushit.

17:35
Rusia në prag të ndërprerjes së marrëdhënive me Otavën, thërret diplomatin kanadez për konfiskimin e avionit

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thirrur një diplomat kanadez në Moskë në shenjë proteste për konfiskimin e një avioni Antonov në Toronto, duke paralajmëruar se marrëdhëniet ruso-kanadeze janë në “prag të ndërprerjes”.

17:33
Zgjedhja e kryetarit të ri të PD-së/ Cilët anëtarë marrin pjesë në mbledhjen e Kryesisë

Mbledhja e Kryesisë së PD-së për zgjedhjen e kryetarit të ri po zhvillohet sot në sallën e Mbledhjeve të Selisë së Partisë Demokratike.

17:26
Vijojnë kërkimet për qindra të zhdukur në tragjedinë e anijes në Greqi, 78 të konfirmuar të vdekur (fotot)

Autoritetet thonë se 104 njerëz janë shpëtuar por në anijen e tragjedisë mund të ketë pasur deri në 750 emigrantë në bord.

17:20
“Ftesë në 5″/ Historia rrëqethëse e Julit që përloti Bietën dhe publikun: Babai donte të më zhdukte, nënën ma mori Covid-i

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Juli Zyrakja, 45 vjeçari me një histori jete rrënqethëse.

17:18
Sekretari Austin paralajmëron luftë të gjatë në Ukrainë, bën thirrje për më shumë armatime

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u mblodhën të enjten në Bruksel për të diskutuar marrëdhëniet në të ardhmen me Ukrainën, ndërsa agresioni rus është bërë pengesë për synimet e vendit për t’iu bashkuar aleancës.

17:14
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e opozitës për shpalljen antikushtetues të vendimit për ndërtimet pa leje

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar këtë të enjte kërkesën e opozitës për shpalljen si antikushtetues të vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave për ndërtimet pa leje. 

17:13
Agresioni rus/ Aleatët do të dërgojnë 14 tanke të tjera “Leopard 2” në Ukrainë

Aleatët Perëndimor do të dërgojnë 14 tanke të tjera luftarake “Leopard 2” në Ukrainë, raporton Handelsblatt.

17:02
“Fëmijët serbë në luftë”, deputetja: Vuçiç bëri deklaratë të çmendur, t’i bëhet kontroll psikiatrik

Deputetja e Partisë Popullore në Serbi, Sanda Rashkoviç Iviç gjithashtu edhe psikiatre, tha sot se presidenti serb Aleksandar Vuçiç synon të mobilizojë fëmijët serbë për luftë në Kosovë, siç bëri Adolf Hitleri në vitin 1945.

16:55
Konflikti në Sudan/ Forcat paramilitare opozitare vrasin guvernatorin e Darfur pas pretendimeve te genocidit (fotot)

Një guvernatori i rajonit madhor sudanez Darfur është eliminuar sot nga forcat paramilitare anti-qeveritare disa orë pas pretendimeve të të ndjerit se ato ‘po kryenin gjenocid gjatë sulmeve të tyre’.

16:55
I dënuar me 5 vjet burg për shpërndarje narkotikësh, ekstradohet nga Franca Redi Dizdari

Ekstradohet nga Franca Redi Dizdari, i dënuar me 5 vjet burgim për shpërndarje të lëndës narkotike kanabis në doza, në afërsi të shkollave.

16:51
Bimët që ju duhen për të mbajtur larg mushkonjat dhe insektet

Ndër vite mushkonjat kanë transmetuar shumë sëmundje si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët.

16:29
Eksperti i çështjeve të sigurisë: Qeveria e Kosovës të bëhet gati të mbrojë shtëpinë e vet, me apo pa NATO-n

Eksperti shqiptar i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla, thotë se me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës në Leposaviq nga njësitë speciale të ushtrisë së Serbisë dhe heshtjen e ndërkombëtarëve përballë një agresioni të tillë, vendi ndodhet pothuajse në gjendje lufte.

16:27
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj/ Dërgohen për rishqyrtim në Apelin e Posaçëm Bashkim Haxhija dhe Marsel Deçka

Çështja e dy nga pesë të arrestuarve të cilët dyshohet se janë përfshirë në atentatin e mirëorganizuar ndaj prokurorit Arjan Ndoj në 1 nëntor të vitit 2019 do të rishqyrtohet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm.

16:14
I akuzuar për ekzekutimin e babë e bir, në Elbasan, ekstradohet nga Greqia Olsi Leka

Ekstradohet nga Greqia Olsi Leka i akuzuar për ekzekutimin e Nezir dhe Gentian Beqirit, babë e bir, në Elbasan, vrasje e kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në vitin 2012.

16:14
Ish-mashtruesi që fitoi llotarinë gjermane €9 milionë, kërkon ‘investitorë’ për të fituar llotarinë evropiane €100 milionë (fotot)

Një emigrant ish-i dënuar për mashtrim që fitoi rreth 10 milionë dollarë në një llotari në Gjermani, ka nisur të organizohet për të mbledhur rreth 1000 investitorë me qëllim të kapë në bashkëpunim edhe llotarinë evropiane Eurojackpot, për të ndarë fitimet me grupin.

15:54
Kurti viziton familjarët e policëve të arrestuar nga forcat serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka vizituar të enjten familjarët e tre zyrtarëve policorë, për të cilët autoritetet e Kosovës besojnë se janë rrëmbyer nga autoritetet serbe.

15:53
Ishte shqiptari më i kërkuar në Britani, Gjykata jep 21 vite burg për Hektor Mahmutajn

Për një kohë të gjatë njihej si shqiptari më i kërkuar në Britaninë e Madhe, Hektor Mahmutajt i janë dhënë 21 vite burg nga Gjykata e Apelit. Mahmutaj ka qëndruar më shumë se 20 vite i fshehur në Britani të Madhe, icili akuzohet për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake ” NJOFTIM […]

15:53
Shpallet fituesja e “Muza Competiton”, Veliaj: Krenar që Tirana bën bashkë shqiptarët nga të gjitha trevat shqipfolëse

Sheshi “Italia” u shndërrua mbrëmjen e djeshme në një pasarelë mode për finalen e ‘Muza Competiton’, ku u bënë bashkë krijues nga të gjitha trevat shqipfolëse.

15:39
Liga e kombeve/ Kroacia pret mbrëmjen e sotme Spanjën me Italinë, për finalen e madhe

Në stadiumin “De Kuip” të Roterdamit, Holanda humbi nga Kroacia (2-4), mbrëmjen e kësaj të mërkure, në gjysmëfinalen e parë të Nations League 2022-2023.

15:36
Rikthehet Gjimshiti! Kuqezinjtë kanë programuar 2 seanca në “shtëpinë e futbollit”

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për dy ndeshjet e kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, me kuqezinjtë që kanë zhvilluar një seancë stërvitore paraditen e të enjtes.

15:36
Elvana Gjata në “Më Lër të Flas”: Ik ore bëje vetë…/ Zbulohen prapaskenat

Elvana Gjata, do të jetë e ftuara speciale e këtij episodi e “Më lër të flas”.

15:25
E dashura 33-vjeçare e Silvio Berlusconi përlotet teksa arkivoli nxirret nga katedralja, bashkë me fëmijët e dy martesave të ish-kryeministrit (fotot)

Pesë fëmijët e manjatit italian të mediave e biznesit Silvio Berlusconi i dhanë sot atij një lamtumirë të përlotur në katedralen e Milanos, bashkë me të dashurën e 83-vjeçarit, Marta Fascina, teksa autoritetet kanë shpallur dhe një ditë zie kombëtare për ish-kryeministrin.

15:23
Rama: KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës! Shtensionimi mbetet prioritet

Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter tha se KFOR-i nuk do të dalë në konkluzione për vendndodhjen e tre policëve kosovarë, të cilët u rrëmbyen nga forcat speciale serbe.

15:23
Dëme nga moti i keq! Në fshatrat e Korçës u dëmtuan tokat e mbjella me grurë

Moti i keq shkaktoi dëmtimin e kulturave bujqësore në disa fshatra të Korçës duke prekur më së shumti sipërfaqet e mbjella me grurë.

14:54
Kirurgu plastik akuzohet për vrasjen e adoleshentes gjatë operacionit për zmadhimin e gjoksit

Një kirurg plastik në Kolorado u shpall fajtor pasi u akuzua për tentativë vrasjeje nga pakujdesia.

14:50
Plagosja e 22-vjeçarit gjatë lojës së bilardos në Lezhë, arrestohet autori

Është arrestuar një muaj pas ngjarjes autori i plagosjes me armë të 22-vjeçarit Aleks Laska në Lezhë gjatë një loje bilardoje.

14:36
Spiropali e replikoi, Berisha: T’i japë fustanin e vet Ramës, flet në emër të tij si të ishte papagall

Epitetet dhe ironitë e demokratit Sali Berisha, nuk kanë munguar as këtë seancë plenare në Kuvend. 

14:29
Vrau kolegun në komisariat, prokuroria kërkon 35 vite burg për ish-policin Ludjan Zaimi

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 35 vite burgim për Ludjan Zaimin, ish-efektivi i cili vrau kolegun e tij në ambientet e komisariatit nr 3 në Tiranë një vit më parë.

14:29
Qeparo/ Po trafikonte drejt Greqisë 9 kg kanabis, në pranga 33-vjeçari i cili kishte thyer masën e sigurisë

Një 33-vjeçar është vënë në pranga në Qeparo të Himarës, pasi trafikonte kanabis drejt Greqisë.

14:23
Adoleshenti mbyt për vdekje ish-të dashurën në një udhëtim pas diplomimit të tyre

Një adoleshent dyshohet se ka mbytur për vdekje ish-të dashurën e tij në një udhëtim pas diplomimit.

14:17
Balla: Shqipëria gjithmonë pranë popullit të Kosovës, por edhe në një linjë me NATO-n

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur sot nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria ka qenë dhe është gjithmonë pranë popullit të Kosovës, e nga ana tjetër si shtet anëtar i NATO-s duhet të jetë në një linjë me aleancën euro-atlantike.

14:14
Foto/ Ylli i Harry Potter, Miriam Margolyes pozon nudo për British Vogue

Një numër i aktorëve, muzikantëve, politikanëve dhe sportistëve më të shquar LGBTQ+ në Mbretërinë e Bashkuar kanë folur për përvojat e tyre me identitetin gjinor dhe seksualitetin për British Vogue.

14:03
BE: Marrja e masave ndaj Kosovës është e përkohshme, do hiqet kur Kurti të ulë tensionet

Bashkimi Evropian ka përsëritur të enjten se ndaj Kosovës nuk janë vendosur sanksione apo masa kufizuese për të cilat duhet të respektohet korniza dhe procedura e caktuar në BE, por vetëm masa dhe instrumente të përkohshme për të dëshmuar se BE është serioze në përpjekjet e saja për të ulur tensionet.

14:02
Fituesja e çmimit Oscar dhe ish-deputetja Glenda Jackson, vdes në moshën 87-vjeçare

Aktorja fituese e Oskarit dhe ish-deputetja Glenda Jackson ka vdekur në moshën 87-vjeçare, njofton menaxheri i saj.

13:56
Anulimi i mbledhjes së qeverive, Xhaçka: E mbështesim Kosovën, por jo kur e ka gabim

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar nga Kuvendi për situatën në veri, për rrëmbimin e tre policëve dhe për qëndrimin e qeverisë së Kosovës.

13:53
Rod Stewart: Gruaja më ndaloi të vazhdoja miqësinë me Donald Trump

Ylli i rock-ut Rod Stewart dikur ishte mik i ngushtë me Donald Trump, por thotë se gruaja e tij e ndaloi këtë.

13:50
Një pacienti i hiqet guri më i madh në veshka ndonjëherë, me madhësi sa një portokall

Guri më i madh në veshka në botë i është hequr një pacienti në Sri Lanka – dhe është sa një portokall, i gjatë sa një banane dhe i rëndë sa katër lloj brejtësish.

13:40
Berisha akuzon Ramën për mbështetje ndaj Serbisë, Braçe i revoltuar: Kosova duhet të të shpallte ‘Non grata’

Sali Berisha ka vijuar me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama sot në Kuvend sa i përket situatës në veri të Kosovës.

13:34
Video/ Australiani tmerrohet kur shikon gjarprin 3 metra të gjatë mbi kabinën e dushit

Një burrë nga Australia i cili shkoi në tualet për të kryer nevojat e tij personale, vuri re se mbi kabinën e dushit, ndodhej një piton gati 3 metra i gjatë.

13:33
Akuzohen për shpërdorim detyre, Gjykata shpall mos kompetencë për Maksim Sotën, Artur Krasniqin dhe Ilirjan Ballën

Gjykata e Posaçme vendosi të shpallë mos kompetencën për gjykimin e ish-prokurorit Maksim Sota, ish oficerin e policisë gjyqësore Artur Krasniqi dhe Ilirian Balla ish-nëndrejtor i policisë.

13:20
Lirohen katër qytetarët e Kosovës të arrestuar në Merdare

Katër qytetarët e Kosovës të arrestuar më 13 qershor nga autoritetet serbe në Merdare janë liruar, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë Prokuroria e Kurshumlisë.

13:18
Rrëmbimi i tre policëve, Tahiri: Shpërfillja e ndërkombëtarëve ka sjellë këtë situatë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se veprimet e tij në veri dhe sipas tij shpërfillja e ndërkombëtarëve ka sjell në këtë situatë, ku rrëmbehen tre policë të Kosovës, brenda territorit të vendit.

13:12
Përmirësimi i shëndetit të kockave pas të 40-tave, tetë ushqime që gratë duhet të konsumojnë

Ndërsa plakemi, trupi priret të kalojë nëpër disa ndryshime thelbësore, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.

13:08
Trafikonin mjete nga Kosova për në Shqipëri, GJKKO dënon me 30 vite të akuzuarit/ 3 prej tyre ish-efektivë 

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 30 vite 6 të akuzuarit, pasi vidhnin automjete në Kosovë dhe i tregtonin në Shqipëri.

12:58
India kryen stërvitje të dyfishtë aeroplanmbajtëse, një aftësi që Kina ende nuk e ka arritur

Dy aeroplanmbajtëset e Indisë udhëhoqën grupet e tyre të betejës në një operacion të kombinuar në Detin Arabik në fillim të kësaj jave, duke treguar atë që shërbimi i quan “aftësitë e tij të frikshme detare”.

12:49
Kapiten me Partizanin dhe Tiranën, mbyll aventurën 2-vjeçare në Rumani

Idriz Batha i ka dhënë fund aventurës 2-vjeçare në Rumani. Ish-kapiteni i Partizanit dhe Tiranës, ka njoftuar largimin nga ekipi i UTA Arad.

12:47
Premier League/ Sezoni i ri nis më 11 gusht, duel i zjarrtë në javën e parë

Sezoni i ri i Premier League (2023/2024) do të fillojë të premten e 11 gushtit.

12:42
Rusia me valë sulmesh të reja në Ukrainë

Rusia gjatë natës nisi një seri tjetër sulmesh ajrore në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës, teksa alarmi për sulm ajror u shpall përsëri në të gjithë vendin.

12:35
Dhjetëra kamionë nga Serbia presin të kalojnë kufirin me Kosovën

Në pikën kufitare në Merdare, në territorin e Serbisë, janë duke pritur rreth 60 kamionë për të hyrë në Kosovë.

12:33
Hapen 30 qendra shëndetësore! Do ofrojnë shërbim mjekësor për turistët

30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike do të jenë gati të ofrojnë shërbim shëndetësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror.

12:28
Yuri Kim merr detyrën e re! Bëhet Krye Zv.ndihmës Sekretare, eprore e Gabriel Escobar

Të gjithë ata që mendonin se me mbarimin e mandatit si ambasadore të Yuri Kim, merrte fund marrëdhënia e saj me Shqipërinë, gabuan.

12:22
Muzika e lartë në lokal shqetësonte banorët, ndiqet penalisht pronari në Shkodër

Pronari i një lokali në Shkodër po ndiqet penalisht nga policia pasi shqetësoi banorët me muzikë të lartë.

12:21
Sezoni turistik/ Kufizohet qarkullimi i mjeteve të transportit të mallrave gjatë fundjavave, akset e ndaluara

Në nisje të sezonit turistik, policia e shtetit ka marër masat oër shmangien e trafikut dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.

12:20
Tragjedia në Greqi, “zgjohet” OKB-ja: Siguri për rrugët e emigrantëve

Kombet e Bashkuara reaguan pas tragjedisë së një dite më parë pranë brigjeve greke ku fundosja e një peshkarexhe i ka kushtuar jetën dhjetëra njerëzve.

12:13
Johnny Depp dhuron për bamirësi 1 milion dollarët që mori kompensim nga Amber Heard

Johnny Depp po dhuron për bamirësi 1 milion dollarët që mori nga ish-gruaja Amber Heard si kompensim pas gjyqit të tyre për shpifje vitin e kaluar.

12:06
Vucic kërkon “ndihmë” tek QUINT-I: Ndaloni Kurtin, kërkon luftë të re në Ballkan

Aleksandër Vuçiç zgjodhi rrjetet sociale për të dhënë detaje mbi takimin e tij me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.