Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar misterin e zhdukjes së civilizimit Maja pas mijëra vjetësh (fotot)

15/06/2023 21:47

Pas dekadash spekulimi dhe teorish konspiracioni nga më ekstremet, shkencëtarët thonë se besojnë se kanë zbuluar arsyen përse civilizimi i avancuar Maja është zhdukur papritur pas mijëra vitesh lulëzimi.

Arsyeja pse apo si një popullatë e sofistikuar prej rreth 19 milionësh u shkrinë papritur, konsiderohet si një nga misteret më intriguese të botës së lashtë.

Megjithëse pasardhës së tyre mund të gjenden ende të shpërndarë në kontinentin Amerikano-Qendror, Majat besohet se kishin braktisur qytetërimet e tyre të avancuara rreth shekujve të 8-të apo 9-të, pa asnjë arsye të shpjegueshme sot.

Vende të urbanizuara në lëndinat e gadishullit Yucatan, si qyteti Tikal, janë rrënoja të qyteteve dikur të zhurmshme që nuk ekzistojnë më.

Teori intelektuale kanë përmendur shpesh si arsye luftëra apo pandemi, madje dhe “pushtime të mundshme aliene apo forca super-natyrore”, por tashmë një tjetër argumentim po avancon, dhe mediat thonë se na vendos disi në siklet.

Në librin e tij të vitit 2005 “Collapse”, gjeografi amerikan, historiani, ornitologu dhe fantazisti Jared Diamond, ka dalë me teorinë e zhdukjes nga shpyllëzimi dhe thatësira, që sipas tij sollën shembjen e rrallë të civilizimit.

Hipoteza e tij u testua me provat arkeologjike dhe mjedisore, edhe pse ishte e njëjtë me teorinë e tij për zhdukjen e qytetërimeve te tjera, si ai në Ishujt e Pashkëve në Paqësor.

Dhe rezultatet në një studim të 2012 konfirmuan se një shembje kulturore mund të vinte nga një katastrofë e vetë-krijuar mjedisore.

Studimi konfirmonte se prerja e pakontrolluar e pemëve si karburant djegieje për materialet e tyre të ndërtimit bënte që toka të reduktonte aftësinë e thithjes së rrezatimit diellor.

Kjo bënte që më pak ujë të avullonte, dhe sipas shkencëtarë vetë krijoheshin më pak re dhe reshje.

Të njëjtin shpjegim ky studiues ka ofruar dhe për zhdukjen e civilizimeve të tjera të lashta në Amerikën Latine apo ishujt e Paqësorit.

Dhe në fakt megjithëse përgjigja duket komplekse të tjerë studiues kanë treguar se Majat dinin shumë mirë ç’bënin apo si të mbijetonin pa shpyllezuar ambjentin e tyre.

Sipas autorit B.L. Turner, një civilizim kompleks nuk mund të shkonte me krahët e veta drejt zhdukjes së tij.

Edhe profesori i klimës në Universitin e Nebraska, Robert Oglesby, i cili ka punuar në një studim të ngjashëm thotë se ndryshimi mjedisit mund të ketë pasoja të paparashikuara, si të tjera shpyllëzime që kanë ndodhur në rrethinat e Guatemala, që ishte më parë gjithashtu një territor Maja.

Dhe të tjerë studiues pyesin me të drejtë, a mund të jetë e vërtetë që kjo popullatë të mos i kuptonte pasojat e veprimeve të tyre derisa të ishte tepër vonë?

FOTO GALERI
1/3
Arsyeja pse apo si një popullatë e sofistikuar prej rreth 19 milionësh u shkrinë papritur, konsiderohet si një nga misteret më intriguese të botës së lashtë.

Top Channel