Për një kohë të gjatë njihej si shqiptari më i kërkuar në Britaninë e Madhe, Hektor Mahmutajt i janë dhënë 21 vite burg nga Gjykata e Apelit.

Mahmutaj ka qëndruar më shumë se 20 vite i fshehur në Britani të Madhe, icili akuzohet për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake ”

NJOFTIM PER MEDIA

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, në kuadër të transparencës, sqaron sa më poshtë si vijon:

Më datë 01.08.2020 autoritetet kompetente angleze kanë dorëzuar në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, për qëllim ekstradimi shtetasin me iniciale H.M, i dënuar për veprën penale “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim, gjykuar në mungesë.

Shtetasi H.M ka qëlluar me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit me iniciale G.J, në vendin e quajtur “Kurrizi i Sinanit”, ku bëhet bashkimi i rrugës nacionale me rrugën e fshatit Kutë, (ngjarje e ndodhur në vitin 1997).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka zhvilluar gjykimin e  çështjes penale që i përket të pandehurit me iniciale H.M, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake ”, parashikuar nga nenet 78-25 dhe 278/2 të  Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 146, datë 14.04.2000 ka vendosur:

  1. Të deklaroj fajtor të pandehurin M, për veprën penale “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim dhe në bazë të neneve 78 – 25 të Kodit Penal ta dënoj atë me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
  2. Të deklaroj fajtor të pandehurin M, për veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake ” dhe në bazë të nenit 278/2 të Kodit Penal ta dënoj me 1 (një) vit burgim
  3. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, ta dënoj të pandehurin H.M me një dënim të vetëm  me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim
  4. Vuajtja e dënimit të filloj nga dita e kapjes së tij dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

I dënuari H.M, bazuar në nenin 450/dh të K.Pr. Penale ka paraqitur kërkesë për “Rishikimin e vendimit penal nr. 146, datë 14.04.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”.

Me vendimin nr. 62-2020-4019 (1333), datë 23.10.2020, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur:

-Pranimin e kërkesës së të dënuarit H.M.

-Rishikimin e vendimit penal nr. 146, datë 14.04.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, marrë formë të prerë në datë 24.04.2000.

-Dërgimin e çështjes për rigjykim në një tjetër trup gjykues pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier.

Në përfundim të rigjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 62-2022-1170 (105), datë 11.03.2022 ka vendosur:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit M, për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, të parashikuar nga nenet 78 dhe 25 të Kodit Penal, të ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.01.2001 dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit M, për kryerjen e veprës penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake ”, të parashikuar nga neni 278/2 të Kodit Penal, në fuqi me datë 09.07.1997 dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
  3. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, të dënoj të pandehurin M me një dënim të vetëm prej 25 (njëzet e pesë) vjet burgim, i cili duhet ta vuaj në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së zakonshme.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale H.M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe deklarimin e pafajshëm.

Në përfundim të gjykimit në apel, më datë 14.06.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Dokollari  dhe anëtar Znj. Iliba Bezati dhe z. Fuat Vjerdha, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 105 datë 11.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me këtë ndryshim:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit H.M. për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 76-25 te K. Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.

-Ne aplikim te nenit 55 të K. Penal, në bashkim të dënimeve, të dënohet përfundimisht i pandehuri H.M. me 21 (njëzet e një) vjet burgim.

Kush është Mahmutaj?

Më 27 Mars 2019 kur ai duhej të paraqitej me gjykatë u zhduk. Ai ka jetuar i fshehur t në Britani për më shumë se 20 vjet, duke përdorur 13 emra false për t’i shpëtuar çdo lloj gjurme që do të çonte ne zbulimin e Mahmutaj, i cili jeton në Liverpul, u dënua për vrasje në mungesë të tij në prill të vitit 2000.

Ai thuhet se e kishte qëlluar viktimën kur ishte në një makinë me tre burra të tjerë në fshatin Bejar.

Interpol liston akuzat e tij si ‘vrasje me paramendim, prodhim ilegal dhe mbajtje të armëve dhe municioneve ushtarake’.

Mahmutaj u arrestua në një urdhër të Interpolit në dhjetor 2006, kur identiteti i tij u zbulua.

Ai u dënua më pas dhe u burgos për dy vjet e gjysmë për mbajte të armëve të zjarrit në Britani të Madhe, por një kërkesë për ekstradim nga Shqipëria u mohua vitin e ardhshëm.

Gjykatësi vendosi që Mahmutaj nuk kishte fshehur qëllimisht nga autoritetet shqiptare dhe ai nuk ishte i garantuar një rigjykim kur u kthye.

Top Channel