Video/ Australiani tmerrohet kur shikon gjarprin 3 metra të gjatë mbi kabinën e dushit

15/06/2023 13:34

Një burrë nga Australia i cili shkoi në tualet për të kryer nevojat e tij personale, vuri re se mbi kabinën e dushit, ndodhej një piton gati 3 metra i gjatë.

I tmerruar nga çfarë pa, ai thirri shërbimin për kapjen e gjarpërinjve.

Një video është shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihet se gjarpri ishte futur tek tualeti i burrit që jeton në Oxenford, Queensland. Ai po qëndronte pranë një llambe, pasi i siguronte një ambient të ngrohtë.

Shërbimi i kapjes së gjarpërinjve, e kapi gjarprin dhe e futi në një këllëf jastëku dhe e lëshoi atë në natyrë.

Top Channel