“Të miturit u keqpërdorën në protestë”/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik
30/10 17:58
Marrja e detyrës së kryebashkiakut të ri të Shkodrës është shtyrë me tri ditë.
Shkak është bërë një kërkesë e 29 këshilltarëve të PS-së dhe PSD-së, për ta shtyrë mbledhjen e planifikuar nga e premtja në të hënën.
Në këto kushte, sipas ligjit, sekretari ka shtyrë mbledhjen e Këshillit Bashkiak në fillimin e javës së ardhshme.
Në zgjedhjet e 14 majit, për herë të parë në bashkinë e Shkodrës fitoi një kandidat socialist. Benet Beci mposhti kundërshtarin e tij me një diferencë të thellë prej 11.727 votash.
Top Channel