Akuzohen për shpërdorim detyre, Gjykata shpall mos kompetencë për Maksim Sotën, Artur Krasniqin dhe Ilirjan Ballën

15/06/2023 13:33

Gjykata e Posaçme vendosi të shpallë mos kompetencën për gjykimin e ish-prokurorit Maksim Sota, ish oficerin e policisë gjyqësore Artur Krasniqi dhe Ilirian Balla ish-nëndrejtor i policisë.

Ata dyshohen për shpërdorim detyre.

Deklaroi gjykata dhe çështja duhet të kalojë në gjykatën e Durrësit.

Maksim Sota u procedua më herët nga SPAK në kuadër të operacionit “Shpirti”.

Top Channel