“Kandidoj për të sjellë reforma në futboll”/ Ish-mbrojtësi i Tottenhamit sfidon Infantinon për postin e Presidentit të FIFA-s
Një darkë mes miqsh, por me “peshën” e gjithë futbollit europian.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe zëvendëspresidenti i UEFA-s, Armand Duka, ka festuar ditëlindjen e tij në një atmosferë tejet ekskluzive, i rrethuar nga elita e qeverisë europiane të futbollit.
Në këtë video të veçantë, vëmendjen e rrëmben gjesti i numrit një të UEFA-s, Aleksander Čeferin. Duke lënë mënjanë kornizat e rrepta protokollare, Čeferin ngrihet personalisht për t’i dorëzuar numrit dy të UEFA-s një dhuratë mjaft simbolike: një top zyrtar, me gjasë të nënshkruar nga kolegët e Komitetit Ekzekutiv.
Pamjet tregojnë qartë marrëdhënien e afërt dhe të konsoliduar mes dy drejtuesve. Mes duartrokitjeve të tryezës dhe thirrjeve entuziaste “Bravo Armand!”, Duka e pranon dhuratën i emocionuar duke vënë fillimisht dorën në zemër në shenjë falënderimi. Më pas, ai e ngre topin lart për t’ia treguar të gjithë të pranishmëve në tryezën festive, përpara se të ndajë një përqafim shumë të ngrohtë dhe miqësor me Čeferin. Ky moment spontan tregon më së miri influencën dhe respektin e madh që kreu i FSHF-së gëzon në majën e futbollit kontinental.
Top Channel