Kombëtarja dhe situata me kartonët e verdhë, 6 futbollistë rrezikojnë praninë në ndeshjen me Finlandën
Shqipëria pret San Marinon në sfidën e katërt të Nations League, me kuqezinjtë që e kanë detyrim fitoren, teksa kërkohet edhe goleadë.
Kuqezinjtë i kanë fituar të pesta përballjet kundër San Marinos, ndërsa kanë shënuar 16 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë.
Ashtu siç e tha Maran, në portë starton Dajsinani, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj. Hsyaj dhe Pilo do të luajnë më të avancuar nga krahët, ndërsa mesfusha përbëhet nga Asllani dhe Shehu. Në sulm, Muçi dhe Hoxha do të mbështesin Manajn.
Drejtësi në këtë takim do të vendosë turku Mehmet Türkmen, i cili do të mbështetet nga tre bashkëkombësit e tij në fushë dhe dy të tjerë në VAR.
Rezultati Live:
Shqipëri 1-0 San Marino
Asllani 11′
Komenti Live:
45+3′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
45′ Della Balda futet në zonë dhe godet me të djathtën, por ndalet nga Dajsinani.
38′ Fabbri shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Asllanit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
34′ Arbër Hoxha lëviz bukur në hyrje të zonës dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij ndalet në duart e portierit Colombo.
22′ Manaj godet brenda zonës, por topi përplaset në shtyllë.
11′ Goool Shqipëria 1-0/ Asllani provon me një predhë nga distanca dhe topi përfundon në rrjetë. (Video)
8′ Manaj godet me të djathtën në hyrje të zonës, por ndalet nga portieri Colombo.
7′ Pilo pason për Muçin, me këtë të fundit që godet me të djathtën, duke e çuar topin jashtë.
5′ Hysaj hedh një krosim në zonë dhe Asllani godet me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë.
1′ Starton sfida!
Formacionet Zyrtare:

Top Channel