Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një propozim të ri për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), në përpjekje për të tejkaluar krizën institucionale.

Në një konferencë, Kurti ka deklaruar se LVV është e gatshme që fillimisht të votojë në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, nëse PDK-ja zotohet se do të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit.

“Le të bëjmë sonte një seancë Kuvendi me dy pika: votimi i projektligjit të dytë për Specialen dhe zgjedhja e presidentit. Ne, pas zotimit të tyre, menjëherë po ua votojmë edhe leximin e dytë, nëse ata mendojnë që nuk përbën problem mosrespektimi i afatit prej 72 orësh ndërmjet dy mocioneve. Pra, ne ua votojmë projektligjin për Gjykatën Speciale paraprakisht, e mandej sonte menjëherë bëhet votimi për president, Glauku ose Feridja”, përfundoi kryeministri.

Top Channel