Pasi i shpall fajtor pë 114 akuza për thyerje të rregullave financiare për periudhën 2009-2018 dhe teksa është në pritje të një sanksioni që mund të jetë historik, Manchester City merr një tjetër goditje.

Një prej kompanive sponsorizuese të tij, platforma e shkëmbimeve të kriptovalutave  OKX që shfaqet në fanellat e stërvitjes së Citizens, është gjobitur me 400 milionë paundë(471 milionë euro) pasi ka thyer ligjin për pastrimin e parave në SHBA.

Lajmi bëhet i ditur nga e tabloidi britanik ‘The Sun’ që zbuloi se një gjykatë në Neë York e ka sanksionuar me gjobë kompaninë e drejtuar nga miliarderi kinez Mingxing “Star” Xu, për lehtësim të transaksioneve të dyshimta dhe për të ardhura të lidhura me krimin për një vlerë që kalonte 5 miliardë dollarë.

‘The Sun’ bën gjithashtu të ditur se OKX, që është një prej sponsorëve të Manchester City që nga viti 2022, ka qenë objekt hetimesh edhe në vende të tjera si Kinë, Kore e Jugut, Tajlandë dhe Holandë  dhe është gjobitur edhe me 700 mijë paundë të tjerë për operim ilegal në Kanada.

Ditën e dielë, Manchester City do të zhvillojë ndeshjen e parë pasi mësoi se është fajtor për parregullsi financiare me Citizens që do të luajnë në Anfield ndaj Liverpool, ku sipas The Sun është parashikuar që në mëngët e fanellave të lojtarëve të shfaqet logoja e OKX.

Top Channel