Kupa e Shqipërisë/ Skënderbeu, Flamurtari dhe Besëlidhja sigurojnë kualifikimin
Jo shumë kohë pasi Becky Lynch dhe bashkëshorti i saj, Seth Rollins, tërhoqën vëmendjen e madhe në rrjetet sociale me një fotografi ku shfaqeshin të zhveshur, duke mbuluar trupin vetëm me rripat e kampionëve, një tjetër yll i WWE-së ka rikthyer këtë temë në qendër të vëmendjes.
Bëhet fjalë për kampionen aktuale të botës për femra, Stephanie Vaquer, e cila publikoi në Instagram një fotografi pjesërisht nudo, ku shfaqej me titullin e kampiones të vendosur rreth belit.
Në fotografi, Vaquer pozonte e mbështetur pas një muri, ndërsa flokët i mbulonin pjesën e gjoksit. Krahas imazhit, ajo publikoi edhe këngën “F— You” të artistit Two Feet.
Postimi i saj u bë menjëherë temë diskutimi mes fansave të wrestling-ut, ndërsa fotografia tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Fotografia e Vaquer erdhi në një mbrëmje të ngarkuar për të në “Monday Night Raw”, ku zhvillimet në divizionin e femrave morën një tjetër kthesë.

Vaquer pritej të përballej me fituesen e duelit mes Becky Lynch dhe Liv Morgan, ku do të përcaktohej sfiduesja e radhës për titullin Women’s World Championship.
Lynch kishte qenë më herët gjyqtare speciale në përballjen mes Morgan dhe Vaquer në një event të zhvilluar në Kili muajin e kaluar. Në atë ndeshje, Vaquer triumfoi dhe fitoi titullin, ndërsa Morgan shprehu pakënaqësi për rezultatin.

Megjithatë, në “Monday Night Raw”, Vaquer vendosi të mos presë përfundimin e duelit. Ajo hyri në ring dhe sulmoi si Becky Lynch, ashtu edhe Liv Morgan, duke bërë që gjyqtari të ndërpriste menjëherë përballjen.

“I dua të dyja, këtë të shtunë”, deklaroi Vaquer në ring.
Pak çaste më vonë, menaxheri i përgjithshëm i “Raw”, Adam Pearce, e bëri zyrtare përballjen e trefishtë.
Vaquer e mbylli segmentin me një corkscrew moonsault, duke i dhënë edhe më shumë spektakël një mbrëmjeje që tashmë kishte prodhuar një përballje të papritur.
Tashmë, eventi “Money in the Bank” pritet të sjellë një përballje të fortë mes Vaquer, Lynch dhe Morgan. Dy sfidueset do të kërkojnë të fitojnë titullin, ndërsa kampionia do të tentojë ta mbrojë atë me çdo kusht.
Top Channel