“Shumë shpejt do i japim fund historisë së pajustifikueshme të rindërtimit”, Rama me tone të ashpra për Veliajn: Prerja e kokës së kryeqytetit, eksperimenti më i rëndë social
Hetimet e SPAK ndaj ish zëvendëskryeminsitres Belinda Balluku dhe qëndrimi i mazhorancës për çështjen e saj kanë përplasur në studion e “Shqipëria Live” deputetin e Partisë Mundësia, Erald Kapri, me ekspertin e sigurisë Faik Basha.
Debati u përqendrua te hetimet e SPAK dhe te fakti nëse akuzat ndaj Ballukut mund të konsiderohen të mjaftueshme për të kërkuar përgjegjësi, apo nëse për këtë duhet pritur një vendim i gjykatës.
Kapri akuzoi mazhorancën se po mbron Ballukun dhe se po cënon parimin e barazisë para ligjit, ndërsa Basha theksoi se akuza nuk provon fajësinë dhe se është gjykata ajo që duhet të japë fjalën përfundimtare.
Pjesë nga debati në studio:
Pyetje: A jeni ju pro faktit që një person që ka akuza të arrestohet, apo të hetohet dhe nëse del fajtor të arrestohet?
Kapri: Këtë e vendos prokuroria dhe gjykata. Po bëhet viti që kur ka nisur çështja Balluku dhe sot kemi të bëjmë me një triumf të SPAK. Hetimi i SPAK zbuloi se kemi të bëjmë me korrupsion dhe pastrim parash. Ka një luftë mes pushteteve në Shqipëri, të Ramës dhe drejtësisë. Kjo përbën ngërçin që kemi. Beteja me drejtësinë, sado të zgjatet, do të jetë e humbur.
Faik Basha: Jeni duke folur për A-në e gjësë. Prokuroria është organi i akuzës, që s’do të thotë se kemi të bëjmë detyrimisht me një fakt konkret. Është duke u hetuar. Realisht jemi tek A-ja e gjësë. Ajo që SPAK ka komunikuar dje është në vijimësi të hetimeve, që nuk mund të themi që kemi prova të vlerësuara nga gjykata për të pasur një fajësi. Deri tani nuk kemi fakte, vetëm organin e akuzës që po bën hetimet.
Kapri: Unë të kundërshtoj, është shprehur dhe gjykata.
Faik Basha: Fakti i rëndësishëm është vendimi përfundimtar.
Kapri: Apo trajtohet e barabartë para ligjit Balluku?
Faik Basha: Po trajtohet.
Kapri: Zero.
Faik Basha: Kemi një SPAK që po kryen detyrën në mënyrë të përkryer. Pjesën më të madhe të pushtetit zonja e ka dorëzuar. Edhe çështja e imunitetit e di pse ka lindur? Sepse je target i krahut të kundërt politik. Zoti Kapri është deputet dhe ka të drejtën të mbajë anën politike.
Kapri: Shehaj është përjashtuar nga Parlamenti sepse ka kërkuar dosjen Balluku. Çfarë shteti është ky? Ka rënë shteti me zonjën Balluku, nuk ka më ndarje pushtetesh apo barazi para ligjit.
Faik Basha: Në fund gjykata do të vendosë. Ne kemi një qeveri që ka dhënë kontributin kryesor të sistemit gjyqësor. Kemi sot zyrtarë të lartë që hetohen, arrestohen pa dalë në vendime.
Kapri: Te rasti i Ballukut, nuk është rasti te zonja Balluku. Në momentin që zonjës i erdhi akuza nga SPAK, ndryshoi qëndrimi i Ramës. Zonja u mbrojt, nuk iu hoq imuniteti
Faik Basha: Akuza nuk provon fajësi.
Kapri: Ne duhet të jemi të barabartë para ligjit.
Faik Basha: Prokuroria po heton çdo ditë, nuk i ka mjaftuar koha dhe ka marrë dhe 3 muaj.
Kapri: Parlamenti është bërë si gjykatë, pushteti legjislativ ka ndërhyrë.
Faik Basha: Nuk mendoj se Parlamenti duhet të votojë çdo gjë.
Kapri: Parlamenti nuk duhet të mbrojë.
Top Channel