Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para
Pas një seance maratonë, Gjykata e Sarandës ka vlerësuar masat e sigurimit për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”.
Prokurorja Esmeranda Basho ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për të 20 të arrestuarit, ndërkohë që gjyqtari Mexhit Doci ka lënë në fuqi këtë masë vetëm për 15 prej tyre.
Konkretisht, siç raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo, në burg janë lënë Arlind Osmani, Feliks Filja, Altin Arapi, Erjon Dido, Medi Myftaraj, Redian Arizi, Dhimitri Terolli, Fabjo Berhamaj, Klerjan Popshini, Devis Saliaj, Xhuliano Mejdi, Vasil Kaci, Shefqet Bezhani, Nazif Refitaj dhe Korado Omeri. Ndërkohë është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Andrea Babi, Bledar Kovaci, Elvis Demcaj, Nikolin Rakipi dhe Flatun Lalaj.
Sipas burimeve nga seanca gjyqësore, për të gjithë të arrestuarit ka veprime stimuluese nga një agjent i infiltruar i cili ka arritur të blejë lëndë narkotike, duke pasur edhe foto gjatë këtyre veprimeve.
Top Channel