Sonte rikthehet spektakli i Champions League, me startin e sezonit të ri të kompeticionit më prestigjioz europian për klube.

Në ditën e parë të fazës së ligës, në program janë gjashtë përballje, ndërsa vëmendjen kryesore e merr supersfida mes Real Madridit dhe Interit në Santiago Bernabéu, e programuar për orën 21:00.

Mbrëmja e Champions-it nisi me dy takime në orën 18:45, ku AEK Athinë mposhti 1-0 LASK-un, ndërsa Aston Villa fitoi 3-2 në transfertë ndaj Club Brugge.

Në orën 21:00 do të luhen katër ndeshjet e tjera: Real Madrid-Inter, Porto-Manchester City, Borussia Dortmund-Villarreal dhe Lille-Real Betis.

Në Madrid pritet një përballje e madhe që në javën e parë të Champions League. Real Madrid pret Interin në “Santiago Bernabéu”, në një duel që rikthen dy klube me histori të madhe në Europë përballë njëri-tjetrit.

Reali do të kërkojë një nisje pozitive në Europë pas humbjes 1-0 ndaj Betisit në kampionat. Skuadra e drejtuar nga José Mourinho përballet edhe me disa mungesa, ndërsa në sulm pritet të udhëheqin Kylian Mbappé dhe Vinicius Junior.

Në krahun tjetër, Interi vjen në Madrid me një formë të mirë. Zikaltrit kanë fituar ndeshjet e tyre të para në kampionat dhe në sfidën e fundit përmbysën Napolin me rezultatin 3-2. Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram janë dy prej rreziqeve kryesore për mbrojtjen madrilene.

Përballja është gjithashtu e veçantë për shkak të rikthimit të Mourinhos në Bernabéu, tashmë si trajner i Real Madridit, ndërsa të dyja skuadrat synojnë ta nisin me tre pikë rrugëtimin në fazën e ligës.

Në ndeshjet e tjera të orës 21:00, Manchester City udhëton në Portugali për t’u përballur me Porton, Borussia Dortmund pret Villarrealin, ndërsa Lille përballet me Real Betisin.

REZULTATET LIVE:

Real Madrid 2-0 Inter

Mbappe 14′, Valverde 23’

Goli i Valverdes (Video)

Goli i Mbappe (Video)

Porto 0-1 Manchester City

Haaland 47′

Goli i Haaland (Video)

Dortmund 0-0 Villarreal

Lille 2-2 Real Betis

Ueda 12′, Alexsandro 36′ / Bartra 33′, 49′

Top Channel