As paratë e Premier League nuk e rrëzojnë nga froni, Real Madridi mbetet skuadra më e vlefshme e Champions League. UEFA ul tensionin me “Los Blancos”
Data 22 maj 2010 mbetet në zemrën e çdo tifozi të Interi, në historinë e klubit zikaltër dhe të futbollit italian. Atë mbrëmje në Bernabeu, Jose Mourniho riktheu trofeun më të rëndësishëm në Milano pas 45 vitesh.
Që nga ai moment, Champions League nuk ka ardhur më në Itali. Por pikërisht menjëherë po atë mbrëmje pas mbylljes së finales së kompeticionit, Mourinho që ishte kthyer në një idhull në Milanon zikaltër u largua dhe pikërisht në drejtim të ‘Santiago Bernabeut’ për t’u bashkuar me Florentino Perez. Por edhe trajneri portugez pas 22 majit të 2010, nuk e ka ngritur më trofeun me veshë të mëdhenj dhe tani pas 16 vitesh e gjysmë ka marrë sërish drejtimin e asaj skuadre që i ka ambiciet dhe është mësuar të fitojë Champions League.
Florentino Perez vendosi të besojë sërish tek ai dhe Interi dhe Reali i Madridit do të vihen përballë në të njëjtin impiant, ‘Bernabeu’ nën tonet e së njëjtës muzikë.
Nuk do të jetë një finale por që gjithsesi ndan zemra sidomos të atyre që janë mbështetës të Jose Mourinhos, dashuria e të cilit për klubin zikaltër ka mbetur e paprekur, pavarësisht eksperiencës së tij te Roma. Dhe pikërisht në pankinën e verdhekuqve, trajneri aktual i Realit të Madridit është përballur me të kaluarën e tij dhe bilanci nuk është aspak në favor të luzitanit; 6 ndeshje, një fitore dhe 5 humbje.
Suksesi i Romës ndaj Interit daton në 1 tetor 2022 me verdhekuqtë që fituan 2-1 në San Siro. Më pas vetëm triumfe zikaltër dhe më saktësisht; Roma-Inter 0-3 (4 dhjetor 2021), Inter-Roma 2-0 (8 shkurt 2022), Roma-Inter 0-2 (6 maj 2023), Inter-Roma 1-0 (29 tetor 2023) e Roma-Inter 2-4 (10 shkurt 2024).
Sigurisht Roma nuk isht enë lartësinë e skuadrës së drejtuar nga Inzaghi në ato kohë që për më tepër kishte fituar disa trofe në Itali dhe kishte arritur dy herë në finalen e Ligës së Kampioneve. Por këtë radhë Mourinho drejton një grup shumë të fortë, Realin e Madridit që shihet si favorit dhe ndeshja do të luhet pikërisht në një skenë si Santiago Bernabeu.
Gjithsesi në mbrëmjen e së martës do të jetë fusha ajo që do të flasë dhe do të tregojë historinë e radhës së Jose Mourinhos dhe Interit. Ndërkaq, theksojmë se Liga e Kampioneve do të jetë në ekranin e Top Channel çdo të mërkurë me ndeshjen më të mirë të kësaj dite.
Top Channel