Aksidenti tragjik në Greqi i merr jetën regjisores 29-vjeçare, familjarët gati t’i realizojnë filmin e fundit
Interi ka marrë një fitore spektakolare 3-2 ndaj Napolit, në një përballje të luftuar deri në sekondat e fundit, me zikaltërit që përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.
Pas një pjese të parë pa gola, ritmi i ndeshjes u rrit ndjeshëm pas pushimit. Napoli kaloi në avantazh në minutën e 50-të, kur Matteo Politano realizoi me një goditje nga brenda zonës.
Vetëm pak minuta më vonë, në të 53-tën, napolitanët dyfishuan avantazhin. Rasmus Hojlund shënoi për 2-0, duke e vendosur Interin në një situatë shumë të vështirë.
Por reagimi i skuadrës së Interit ishte i menjëhershëm. Në minutën e 56-të, Lautaro Martínez ngushtoi diferencën, duke rikthyer shpresën për zikaltërit.
Interi vazhdoi presionin dhe në minutën e 73-të pati një mundësi të artë, me Marcus Thuram që goditi shtyllën me kokë. Sulmuesi francez nuk do të gabonte pak minuta më vonë. Në minutën e 82-të, Thuram realizoi me kokë pas krosimit të Carlos Augustos, duke barazuar rezultatin në 2-2.
Në minutat e fundit, Interi kërkoi me çdo kusht golin e fitores dhe ai erdhi në kohën shtesë.
Në minutën e 90+1-të, pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga Interi, Manuel Akanji dha asistin dhe Lautaro Martínez dërgoi topin në rrjetë nga fare pranë, duke përmbysur plotësisht ndeshjen.
Napoli tentoi të reagonte në minutat e mbetura, por Interi ruajti avantazhin dhe siguroi një fitore dramatike 3-2.
Kështu Interi ruan ecurinë perfektë me nëntë pikë të plota. Ndërsa Napoli numëron vetëm tre pikë nga fitorja e javës së parë.
REZULTATI:
Inter 3-2 Napoli
Lautaro 56′, 90+1′, Thuram 82′ / Politano 50′, Hojlund 53′
Goli i dytë i Lautaros (Video)
Goli i Thuram (Video)
Goli i parë i Lautaros (Video)
Goli i Hojlund (Video)
Goli i Politanos (Video)
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel