Shpërthim në stacionin kryesor të trenit në Augsburg të Gjermanisë, dy të plagosur, policia rrethon zonën dhe bllokon rrugët përreth

02/09/2026 08:43

Një objekt i panjohur shpërtheu në stacionin kryesor të trenit në qytetin jugor gjerman të Augsburgut, tha policia duke shtuar se dy persona u plagosën lehtë.

Shpërthimi ndodhi në një korridor të një ndërtese, sipas policisë shtetërore bavareze, e cila nxitoi në vendngjarje dhe bllokoi rrugët përreth stacionit të trenit.

Augsburgu është një qytet i vendosur afërsisht 55 kilometra nga Mynihu.

Top Channel