Rriten tensionet në Hormuz, SHBA godet objektivat iraniane pranë ngushticës, shpërthime në tre porte të rëndësishme
Një person ka humbur jetën dhe dy efektivë policie janë plagosur pas një shkëmbimi zjarri në një fshat të vogël në lindje të Holandës.
Policia ka arrestuar 34 persona në lidhje me ngjarjen, e cila dyshohet se mund të ketë lidhje me një bos të njohur të trafikut të drogës.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në Overasselt, pranë kufirit me Gjermaninë.
Pamjet e kamerave të sigurisë, tregojnë dhjetëra persona të maskuar, disa prej të cilëve të armatosur me armë të rënda, duke lëvizur nëpër një zonë të banuar përpara se të largoheshin pas shkëmbimit të zjarrit.
🚨 DISPAROS | Schietpartij en Overasselt deja un muerto y dos policías heridos, al parecer por un conflicto de drogas. 🇳🇱 Imágenes muestran a un gran grupo armado corriendo por la calle de noche. Posible vínculo con Bolle Jos. 😱 🔥 #Noticias #Holanda #Crimen pic.twitter.com/BhOc99XOQr
— Mike “Flana-Gun”®️ ¡𝐖𝐚𝐱 𝐨𝐧, 𝐰𝐚𝐱 𝐨𝐟𝐟! (@MikeFlanaGun) September 1, 2026
Policia njoftoi se ka arrestuar 34 persona, mes tyre shtetas të Holandës, Francës, Belgjikës dhe Algjerisë. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
Kryetarja e bashkisë së Overasselt, Joerie Minches, e dënoi incidentin, duke thënë se fshati ishte “viktimë e një forme ekstreme dhune që është krejtësisht e papranueshme”.
Edhe shefja e policisë holandeze, Jannie Knoll, e cilësoi ngjarjen si “të paprecedentë”.
Policia bëri të ditur se gjendja shëndetësore e dy efektivëve të plagosur nuk është kritike.
Personi që humbi jetën ishte roje sigurie në banesën ku ndodhi përplasja me armë. Në të njëjtën banesë ishte regjistruar edhe një incident i ngjashëm rreth një vit më parë.
Mediat lokale raportojnë se ngjarja mund të jetë e lidhur me trafikantin e drogës Jos Leidekkers, një prej personave më të kërkuar në Holandë, i dënuar për trafik ndërkombëtar kokaine. Leidekkers, i cili ndodhet aktualisht në Sierra Leone, është prej kohësh në shënjestër të autoriteteve holandeze.
Top Channel