Zjarri në fabrikën e dronëve në Poloni, ministri: Gjithçka tregon për sabotim
Meteorologët në Itali përgatiten për valën e gjashtë të nxehtit afrikan sipas La Republicca-s, që flet për disa reshje e stuhi të izoluara me hyrjen e shtatorit sidomos në zonat malore, por kjo të jetë vetëm një pauzë e shkurtër pas së cilës mund të pllakosë sërish përvëlimi.
Ekspertët thonë se temperaturat do të mbeten pak mbi mesataret sezonale, ndërsa në Romë mund të arrijnë sërish 36-37 gradë Celsius. Nga e enjtja, nga sa pretendon media e njohur italiane, një kupolë nxehtësie apo “Heat Dome” siç njihet ndryshe, ka gjasa të shtrihet mbi Itali dhe pjesë të mëdha të Europës, duke prekur edhe Gjermaninë, Zvicrën, Francën dhe Austrinë.
Sipas parashikimeve, anticikloni afrikan do të dominojë gjatë fundjavës, ndërsa fillimi zyrtar i vjeshtës pritet më 23 shtator. Anomalia termike pritet të jetë e ndjeshme edhe në veri të Italisë. Në Milano, termometrat mund të shënojnë deri në 36°C, një vlerë që, nëse konfirmohet, do të ishte e jashtëzakonshme për muajin shtator dhe mund të thyente rekordin historik të temperaturave për këtë muaj.
Meteorologët thonë se mbetet vetëm të shpresohet që netët gjithnjë e më të gjata të ndihmojnë në shpërndarjen graduale të kësaj nxehtësie të pazakontë dhe të sjellin më në fund pak lehtësi pas një vere të jashtëzakonshme.
Top Channel