Irani i përgjigjet SHBA-së pas sulmit që shkaktoi 4 viktima, godet me dronë e raketa baza amerikane në Bahrein, Jordani dhe Irak

02/09/2026 08:03

Një përshkallëzim i ri është regjistrohet në Lindjen e Mesme, teksa forcat e armatosura iraniane dhe Garda Revolucionare kanë njoftuar sulme ndaj instalimeve ushtarake amerikane në Bahrein, Irak dhe Jordani, duke përdorur raketa balistike dhe dronë.

Në të njëjtën kohë, sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan në Kuvajt dhe Bahrein, ndërsa SHBA-të kishin nisur më parë një valë të re sulmesh kundër Iranit.

Sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve Tasnim, forcat e armatosura iraniane sulmuan Bazën Ajrore Amerikane Sheikh Issa në Bahrein.

“Ushtria e Republikës Islamike të Iranit shënjestroi, për disa orë, instalimet e radarëve dhe pikat e grumbullimit të forcave tokësore amerikane në Bazën Ajrore Sheikh Issa në Bahrein”, raportoi agjencia.

Sirenat e alarmit u ndezën në vend, teksa autoritetet iu bënin thirrje qytetarëve të qëndronin të qetë dhe të kërkonin strehim në vende të sigurta.

Garda Revolucionare njoftoi gjithashtu një sulm të koordinuar ndaj bazave amerikane në Arbil, të Irakut, në orët e para të mëngjesit.

Sipas Gardës Revolucionare, objektivat ishin “qendra mirëmbajtjeje”, “depo pajisjesh teknike” dhe një “balon vëzhgimi”.

Garda Revolucionare njoftoi gjithashtu se kishte kryer një “sulm intensiv me raketa balistike” kundër një baze amerikane në Jordani.

Sipas Tasnim, objektivi ishte një bazë e Korpusit të Marinës e njohur si Kampi Titin, në Gjirin e Akabës, pranë kufijve të Jordanisë me Izraelin dhe Arabinë Saudite.

Ushtria jordaneze njoftoi gjithashtu se kishte kapur dhe shkatërruar dhjetë raketa balistike, ndërsa tre të tjera ranë në zona të pabanuara, pa raportuar të lënduar.

Në Kuvajt, forcat e armatosura njoftuan se mbrojtja ajrore po përballej me “kërcënime nga raketat dhe dronët armik”.

Në të njëjtën kohë, sirenat e mbrojtjes ajrore kishin rënë tashmë në Bahrein, ndërsa sulmet iraniane u zgjeruan në më shumë vende në rajon.

 

Top Channel