Zajrret në Algjeri i morën jetën 12 personave, presidenti kërkon futjen e dënimit me vdekje për piromanët

31/08/2026 17:00

Presidenti algjerian, Abdelmadjid Tebboune, ka thënë se dëshiron të rivendosë dënimin me vdekje për zjarrvënësit, pasi të paktën 12 persona kanë humbur jetën këtë vit nga zjarret.

Ai madje i ka urdhëruar ministrisë së drejtësisë të ndryshojë ligjin penal për të futur dënimin me vdekje për zjarrvënësit, raporton BBC.

Në deklaratat e së shtunës, ai theksoi se do të kryheshin hetimet e nevojshme, veçanërisht duke pasur parasysh intensitetin e zjarreve.

Të dielën, Temboun vendosi një afat deri më 15 shtator për miratimin e amendamenteve që do të parashikonin dënimin me vdekje për ndezje të qëllimshme të zjarreve në zonat pyjore.

Sipas ligjit aktual, ndezja e qëllimshme e zjarreve në pyje dënohet me deri në 30 vjet burg. Në disa raste mund të zhkojë edhe në burgim i përjetshëm.

Dënimi me vdekje ende zbatohet zyrtarisht për vepra të caktuara penale në kodin penal të Algjerisë, por që nga viti 1993 nuk janë kryer ekzekutime.

Më shumë se 100 zjarre pyjore janë regjistruar në pjesën verilindore të vendit, pranë bregdetit të Mesdheut, në ditët e fundit. Shumica e tyre janë shuar, por ato shkaktuan dëme të mëdha dhe lanë dhjetëra të plagosur.

Top Channel