Kurti dhe Abdixhiku arrijnë marrëveshje për presidentin e Kosovës, zbulohet emri i kandidatit për postin
31/08/2026 13:13
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë përfunduar takimin e radhës për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke arritur një marrëveshje.
Pas negociatave mes dy palëve, është vendosur që kandidati për postin e presidentit të jetë Bekim Sejdiu, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Marrëveshja pritet të hapë rrugën për procedurat parlamentare për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Top Channel