Zajrret në Algjeri i morën jetën 12 personave, presidenti kërkon futjen e dënimit me vdekje për piromanët
Gati 25 vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, pasojat shëndetësore të tragjedisë vijojnë të rëndohen.
Të dhënat e reja nga Programi Shëndetësor i Qendrës Botërore të Tregtisë tregojnë një rritje të jashtëzakonshme të rasteve të kancerit te njerëzit e ekspozuar ndaj kushteve toksike pranë Ground Zero.
Sipas të dhënave, numri i rasteve të kancerit të certifikuara mes të mbijetuarve të Kullave Binjake, banorëve dhe punëtorëve të Manhattanit të Poshtëm, si dhe personave që punuan mbi ose pranë rrënojave, është rritur nga 3,204 në vitin 2015 në 57,044 këtë vit.
Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 1,680% në vetëm një dekadë. Veçanërisht shqetësuese është rritja e rasteve të formave të rralla të kancerit.
“Fatkeqësisht, po humbasim rreth dy klientë në ditë dhe po shohim një certifikim të ri për kancer çdo 50 minuta”, tha për New York Post avokati Michael Barras, zyra e të cilit përfaqëson mijëra persona që marrin pjesë në Programin Shëndetësor të Qendrës Botërore të Tregtisë.
🕊️ REMEMBERING 9/11 — NEVER FORGET 🇺🇸
As September 11 approaches, we remember the nearly 3,000 innocent lives lost in the tragic terrorist attacks of September 11, 2001.
September 11, 2001 — Never Forgotten. 🇺🇸🕊️
#NeverForget #September11 #Remember911 #usa #america #viral… pic.twitter.com/Y97ygoui8Q
— pradhyumn sharma (@pradhyu78651514) August 31, 2026
Për herë të parë, numri i rasteve të kancerit te njerëzit që jetuan, punuan apo ndoqën shkolla pranë Ground Zero ka tejkaluar atë të ndihmësve të parë, përfshirë zjarrfikësit dhe oficerët e policisë, të cilët u ekspozuan për periudha të gjata ndaj mjedisit toksik pas sulmeve.
تم رفع السرية عن صور 11 سبتمبر التي لم يسبق رؤيتها من قبل و في هذا المشهد دخان الحطام تلاحق المواطنين 🚨
11-September- USA 🇺🇸 new video released 🚨— طقس_العالم ⚡️ (@Arab_Storms) January 25, 2025
Të mbijetuarit përbëjnë tashmë 28,913 raste kanceri, nga 694 që ishin regjistruar në vitin 2015, një rritje prej 4,066%. Ndërkohë, shpëtimtarët dhe ndihmësit e parë kanë 28,131 raste të certifikuara.
Rriten rastet e kancereve të rralla
Mes të mbijetuarve dhe shpëtimtarëve janë regjistruar 82 raste të kancerit të gjëndrës së timusit, një organ i vogël i vendosur në pjesën e sipërme të kraharorit. Këto tumore përbëjnë më pak se 1% të të gjitha rasteve të kancerit.
Gjithashtu janë regjistruar 591 raste të kancerit neuroendokrin, një grup tumoresh të rralla që shfaqen më shpesh në pankreas, zorrë, mushkëri ose gjëndrat mbiveshkore. Vetëm nga marsi deri në qershor, rastet e këtij lloji mes të mbijetuarve të 11 shtatorit u rritën me 6%.
Shocking footage shows Edna Cintron waving from the gaping hole left by Flight 11’s impact on the World Trade Center on September 11, 2001. pic.twitter.com/HAbZp09YSO
— Morbid Knowledge (@MorbidKnowledge) April 13, 2025
Një tjetër shqetësim është numri i burrave të diagnostikuar me kancer të gjirit pas ekspozimit ndaj ajrit toksik në zonën e Ground Zero. Deri tani janë regjistruar 188 raste.
Ndërkohë, janë raportuar edhe 163 raste të kancerit të trurit, me 14 raste të reja, ose një rritje prej 9%, vetëm në tremujorin e fundit.
67% e anëtarëve të programit kanë një diagnozë kanceri
Sipas të dhënave të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), deri në qershor të këtij viti, 67% e 145,275 anëtarëve aktualë të Programit Shëndetësor të Qendrës Botërore të Tregtisë janë certifikuar për të paktën një nga 69 llojet e kancerit të lidhura me ekspozimin ndaj toksinave të 11 shtatorit.
Rritja e diagnozave lidhet pjesërisht edhe me plakjen e popullsisë së shpëtimtarëve dhe të mbijetuarve, shumica e të cilëve tashmë janë në fund të të 50-ave, në të 60-at ose në fillim të të 70-ave.
Mbi 9,400 vdekje të lidhura me pasojat e 11 shtatorit
Një tjetër tregues i pasojave afatgjata të tragjedisë është numri i viktimave nga sëmundjet e lidhura me ekspozimin pas sulmeve.
Të paktën 9,425 njerëz kanë vdekur deri tani nga sëmundje të lidhura me pasojat e 11 shtatorit, më shumë se trefishi i 2,977 personave që humbën jetën ditën e sulmeve, më 11 shtator 2001.
“11 shtatori nuk mbaroi më 11 shtator. Ora e kancerit po ecën 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë”, u shpreh Barras.
Mes mijëra personave të prekur është edhe Leslie Lane, 76 vjeçe, e cila në kohën e sulmeve punonte për Merrill Lynch në Qendrën Financiare Botërore, përballë Qendrës Botërore të Tregtisë.
Ajo ndodhej në zyrë kur aeroplanët goditën Kullat Binjake dhe kujton renë e madhe të pluhurit gjatë evakuimit.
“Mund të shijoje pluhurin. Mund të shijoje karburantin, një erë të yndyrshme benzine”, tregoi ajo për New York Post.
Dy ditë pas sulmeve, Lane shkoi në një tjetër zyrë në Broadway për të ndihmuar në organizimin e transportit të avokatëve të Merrill Lynch, ndërsa në nëntor u kthye në punë në qendër të qytetit.
Në vitin 2020, gjatë një ekzaminimi rutinë, ajo u diagnostikua me kancer të timusit. Tumori u hoq kirurgjikisht në Memorial Sloan Kettering dhe që atëherë nuk është rikthyer.
Lane beson se sëmundja e saj lidhet me ekspozimin ndaj substancave toksike në Ground Zero.
“Kanceri i timusit është një formë shumë e rrallë e kancerit. Unë nuk pi alkool. Nuk pi duhan”, tha ajo, duke kujtuar se për muaj të tërë pas sulmeve mund të ndiente shijen e karburantit në ajër.
“Na thuhej vazhdimisht se ajri ishte i sigurt. Nuk besoj se ishte”, u shpreh ajo.
Top Channel