Hezbollahu kundër marrëveshjes Liban-Izrael: Nuk dorëzojmë armët
Një sulm me dron rus shkaktoi një zjarr të madh dhe një seri shpërthimesh në një depo që përmbante eksplozivë, në rajonin e Kievit, duke detyruar autoritetet ukrainase të evakuonin më shumë se 200 banorë, mes tyre edhe fëmijë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Muyla, në rrethin Buchansky. Sipas autoriteteve ukrainase, pas sulmit në zonë shpërtheu një zjarr i fuqishëm, ndërsa u dëgjuan disa shpërthime.
Komandanti i distriktit ushtarak të Kievit, Timur Tkachenko, bëri me dije se mbi 200 persona u evakuuan nga zona, ndërsa raportoi edhe për persona të lënduar.
Pas incidentit, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka nisur një hetim për të verifikuar nëse janë respektuar rregullat për magazinimin e eksplozivëve. Autoritetet po hetojnë gjithashtu nëse kompania që administronte depon kishte marrë lejet e nevojshme.
Russia strikes Kyiv with ballistic missiles and drones — explosions heard across the capital
Debris from intercepted drone fell in the courtyard of a residential building — damage being assessed pic.twitter.com/HPl5mWQk0p
— freeledger (@thefreeledger) August 29, 2026
Kryeministri Serhiy Koretsky kritikoi autoritetet për dështimin, sipas tij, për të nxjerrë mësime nga një incident i ngjashëm dhe vdekjeprurës i ndodhur në korrik, në një depo municionesh pranë Kievit.
Ai e cilësoi përsëritjen e këtyre rasteve si “neglizhencë kriminale” dhe kërkoi që përgjegjësit të ndëshkohen.
Sulmet me dronë dhe raketa kanë vijuar të intensifikohen gjatë luftës Rusi-Ukrainë, me objektiva që përfshijnë edhe infrastrukturën dhe depot e municioneve.
Top Channel