Arka e Noas, skaneri thellon misterin: Ajo çfarë u gjet në Turqi nuk është thjesht gur, por…

22/08/2026 10:45

Formacioni misterioz gjeologjik në formën e një varke, në malet e Turqisë lindore, është konsideruar prej shumë kohësh më tepër një masiv shkëmbor natyror.

Por një ekip ndërkombëtar që po studion formacionin Durupınar, pranë malit Ararat, beson se ai është më shumë sesa thjesht gur, dhe mund të përmbajë vërtet mbetjet e Arkës së Noas.

Sipas Biblës, anija e madhe shpëtoi Noan, familjen e tij dhe çdo lloj kafshe nga shkatërrimi gjatë një përmbytjeje katastrofike, të cilën disa kronologji biblike e datojnë më shumë se 4.300 vjet më parë. Tani, studimi i ri me radar ka zbuluar anomali të forta nën sipërfaqe dhe shtresa të dallueshme brenda formacionit, i cili është rreth 157 metra i gjatë, duke vënë në pikëpyetje idenë se bëhet fjalë për një masiv të vetëm dhe homogjen shkëmbor.

Hulumtimi i drejtuar nga doktor Khosroë Bakhtar, përdori BakhtarRadar, një sistem të specializuar imazherie të zhvilluar përmes kërkimeve të Forcave Ajrore amerikane, për të depërtuar më thellë nën sipërfaqen e zonës sesa skanimet e mëparshme.

Studiuesit do të analizojnë më tej të dhënat dhe planifikojnë shpime për marrjen e kampioneve, për të verifikuar nëse anomalitë e zbuluara kanë një origjinë natyrore apo mund të lidhen me struktura të krijuara nga njeriu. Përfundimet do të varen nga analizat e mëtejshme dhe provat fizike që mund të merren nga nëntoka.

Top Channel