Gjykata siriane dënon me vdekje në mungesë ish-presidentin Bashar al-Assad/ Në pranga dhe në gjyq edhe ish-zyrtari i lartë i regjimit
Një foshnjë gjashtëmuajshe është nxjerrë gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Cali të Kolumbisë, në një prej momenteve më prekëse pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi vendin mëngjesin e së hënës, më 10 gusht.
Pamjet e shpëtimit, të publikuara në rrjetet sociale, janë bërë virale dhe kanë sjellë një shkëndijë shprese mes skenave të shkatërrimit të shkaktuara nga tërmeti.
Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodheshin në një prej ndërtesave të shembura në Cali, kur gjatë operacionit konstatuan shenja jete nën rrënoja. Pas ndërhyrjes, shpëtimtarët arritën të nxirrnin foshnjën të gjallë.
Nën rrënoja ndodhej edhe nëna e foshnjës, e cila, sipas raportimeve, ishte përpjekur ta mbronte fëmijën e saj në momentin kur ndërtesa u shemb.
Debajo de los escombros hay esperanza de vida
Una mujer y su bebé de seis meses de nacido fueron rescatados en Cali después de quedar en medio de los escombros tras el terremoto de 7.4 grados.
El rescate lo hicieron voluntarios que ayudaron al escuchar voces de auxilio de la… pic.twitter.com/UFrkL76nnC
— ZonaCero (@zonacero) August 10, 2026
Por ndërsa lajmi për shpëtimin e foshnjës solli emocion në të gjithë vendin, situata mbetet dramatike në Cali, ku disa ndërtesa kanë pësuar dëmtime të rënda.
Një prej rasteve më të rënda është ai i Spitalit Universitar të qytetit, ku u shembën pjesë të disa kateve të sipërme, duke prekur edhe repartin e Pediatrisë.
Sipas drejtorit të spitalit, Irne Torres Castro, rreth 30% e infrastrukturës së institucionit është dëmtuar nga tërmeti. Dëmet përfshijnë tre kate ku ndodheshin Pediatria, Mjekësia e Brendshme dhe një pjesë e Njësisë së të sapolindurve.
Të paktën katër persona janë nxjerrë nga rrënojat, ndërsa pacientë të tjerë janë evakuuar dhe transferuar në spitale të tjera.
#Cali • Vida en medio de la tragedia
Tras el devastador terremoto, el colapso de parte de un hospital en Cali obligó al personal médico a salir a las calles para continuar atendiendo a los pacientes.
Entre el caos, el miedo y la angustia, enfermeras tuvieron que atender a… pic.twitter.com/g10Sw7a7Ru
— Cristian Crespo F. 🇨🇺 (@cristiancrespoj) August 11, 2026
Rreth 600 persona u detyruan të evakuoheshin nga spitali dhe të merrnin trajtim jashtë godinës, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për persona që mund të kenë mbetur të bllokuar.
Guvernatorja e Valle del Cauca, Dilian Francisca Toro, konfirmoi se ka ende persona nën rrënoja. Zjarrfikësit dhe ushtarët janë angazhuar në operacionin e shpëtimit, ndërsa ekipet po punojnë kundër kohës për të nxjerrë të mbijetuarit.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë kaosin pas tërmetit. Pacientët transportohen me barela jashtë spitalit, ndërsa mjekët dhe infermierët janë mbledhur në oborrin e godinës.
Në një prej skenave më të dhimbshme, infermieret janë detyruar të kujdesen për të porsalindurit në rrugë, pasi repartet e pediatrisë dhe neonatologjisë u prekën nga dëmtimet e shkaktuara nga lëkundjet.
Tërmeti i fuqishëm ka shkaktuar dëme të mëdha në disa zona të Kolumbisë, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet për kërkimin e personave të bllokuar nën rrënoja.
Top Channel