Dhunohet 23-vjeçarja në Shkodër, përfundon në spital. Policia vijon hetimet për kapjen e autorëve
Dy vatra zjarri në Mallakastër dhe Patos vijojnë të jenë në fokus të operacioneve të forcave të emergjencave, ndërsa dhjetëra efektivë kanë nisur punën për kontrollin dhe izolimin e flakëve.
Në Mallakastër, ekipet kanë nisur punën për kontrollin e perimetrit të vatrës. Në terren janë angazhuar 20 trupa të Forcave të Armatosura, 10 efektivë të MZSH-së, 20 forca bashkiake dhe 4 punonjës të Shërbimit Pyjor, si dhe një mjet zjarrfikës.
Ndërkohë, në Drenie, Bashkia Patos, ka nisur operacioni për izolimin e vatrës së zjarrit.
Në këtë zonë janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse, 12 efektivë të MZSH-së, 10 forca bashkiake dhe 20 trupa të Forcave të Armatosura.
Forcat në terren po punojnë për të kufizuar përhapjen e flakëve dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.
Top Channel