Grabitja me armë e argjendarisë në Paskuqan, Policia gjen motorin që dyshohet se u përdor nga autorët
Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht në banesën e saj në lagjen “Xhabije” në Shkodër, mbrëmjen e së dielës.
Sipas policisë, rreth orës 22:20, dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases me inicialet O.N. dhe e kanë dhunuar.
E reja është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.
“Rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, dyshohet se 2 shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases O. N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar fizikisht.
Shtetasja O. N., ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel