Sulmi ukrainas në Rusi, shkon në 12 numri i të vrarëve dhe në 39 ai i të plagosurve në Nizhnekamsk

10/08/2026 10:10
Foto ilustruese

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 39 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dron ukrainas në qytetin Nizhnekamsk, në brendësi të territorit të Rusisë.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet lokale, të cilat raportuan për pasojat e sulmit të ndodhur gjatë ditës së hënë.

Nizhnekamsk ndodhet më shumë se 1,000 kilometra në lindje të Moskës dhe është një qendër e rëndësishme industriale e Rusisë. Në qytet ndodhet një prej rafinerive të mëdha të naftës në vend, e cila dyshohet se mund të ketë qenë objektivi i sulmit.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë re të mëdha tymi që ngrihen nga një zonë në periferi të qytetit.

Sulmi shënon një tjetër goditje të thellë brenda territorit rus, në një kohë kur Ukraina dhe Rusia kanë intensifikuar përdorimin e dronëve me rreze të gjatë kundër objektivave larg vijës së frontit.

Top Channel