Inter del jashtë loje për blerjen e Romeros, mbrojtësi i thotë ‘po’ Atletico Madrid, nisin bisedimet me Tottenham

07/08/2026 12:13

Interi ka dalë tashmë jashtë loje për blerjen e Cristian Romeros i cili ka preferuar kalimin te Atletico Madrid.

Mbrojtësi argjentinas ka pranuar një transferim te Los Colchoneros të cilët pasi mbyllën çështjen e largimeve të Molinës, Thiago Almadës dhe Ruggerit, kanë hapësira në skuadër dhe bilancin financiar për të realizuar këtë transferim.

Tashmë Atletico Madrid e ka gjetur akordin me Romeron që gjithnjë kishte prioritet kalimin në La Liga përpara Serisë A. Në këto orë klubi madrilen ka nisur punën për gjetjen e një marrëveshjeje me Tottenham me klubin londinez që e ka refuzuar ofertën e parë të Los Colchoneros prej 30 milionë eurosh.

Por Atletico Madrid ka besim se shumë shpejt kjo çështje do të mbyllet për një shifër prej 40 milionë eurosh. Kështu Interi mbeti thatë pasi nuk ia doli dot të largojë Pavard apo për të realizuar në kohë largime të tjera të rëndësishme si ajo e Frattesit

Koha nuk ishte në favorin e klubit zikaltër, drejtuesit e të cilit ditën e enjte informuan përfaqësuesit e Romeros se tërhiqeshin edhe pse Interi prej kohësh e kishte arritur një marrëveshje bazë me Tottenham.

Top Channel