Milan, Amorim nuk fshihet: Synojmë titullin, javën e ardhshme do të duhet të marr vendime të rëndësishme
Mesfushori shqiptar Ardon Jashari ka folur për eksperiencën e tij te Milani, duke krahasuar filozofinë e Massimiliano Allegrit me atë të trajnerit të ri, Ruben Amorim.
Jashari iu bashkua kuqezinjve në gusht të vitit 2025, por sezoni i tij i parë u ndikua nga një dëmtim që e mbajti larg fushave për një pjesë të mirë të kampionatit. Për pasojë, ai pati pak hapësira në formacionin e Allegrit.
Në një intervistë për Sky Sport, mesfushori zvicerano-shqiptar u shpreh me respekt për teknikun italian, por nuk e fshehu entuziazmin për mënyrën se si punon trajneri aktual i Milanit, Ruben Amorim.
“Kam respekt të madh për Allegrin, i cili ka fituar kaq shumë në Itali. Besoj se çdo trajner ka idetë e veta dhe mënyrën e vet për ta interpretuar futbollin, dhe kjo është krejt normale”, u shpreh Jashari.
Më pas ai vlerësoi punën e Amorimit, duke theksuar ndryshimin që ka sjellë në skuadër.
“Me Amorimin ndihet një frymë e re. Më pëlqen shumë qasja e tij ndaj futbollit. Ai dëshiron që skuadra të dominojë ndeshjet duke luajtur me intensitet të lartë”, deklaroi Jashari.
Deklarata e mesfushorit pritet të interpretohet si një sinjal i qartë se ai ndihet më i përshtatur me filozofinë e trajnerit portugez, i cili synon t’i japë Milanit një identitet më ofensiv dhe më agresiv në lojë.
Top Channel