Video/ Pajaziti lë gjurmë me Hajdukun e Splitit, mesfushori i Kombëtares shënon supergol në kualifikueset e Conference League
Talenti shqiptar Armend Muslika ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke firmosur kontratën e parë profesionale me një nga klubet më të mëdha të Anglisë, Tottenham.
17-vjeçari ka bindur drejtuesit e klubit londinez me paraqitjet e tij në akademi dhe tashmë është zyrtarisht pjesë e projektit afatgjatë të “Spurs”.
Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë klubit, të cilat raportojnë se Muslika ka hedhur firmën në marrëveshjen e tij të parë si futbollist profesionist.
Ky është një moment i veçantë për mesfushorin shqiptar, i cili po ndjek rrugën e talenteve të tjerë shqiptarë që kanë arritur të depërtojnë në futbollin elitar anglez.
Tottenham njihet për investimin në lojtarë të rinj dhe zhvillimin e talenteve përmes akademisë së saj, ndërsa kontrata profesionale është një tregues i besimit që klubi ka te potenciali i Muslikës.
17-vjeçari tashmë synon hapin tjetër: të fitojë hapësira në nivelet më të larta dhe një ditë të debutojë me ekipin e parë të Tottenhamit.
Top Channel