Materiale të përdorura në protestën kundër Erdogan për të drejtat e kurdëve, çfarë iu zbulua gjatë 2016-ës të resë turke që u arrestua në Sarandë
Barcelona ka kaluar në fazën konkrete të negociatave për transferimin e mesfushorit Rodri, duke zhvilluar tashmë bisedime zyrtare me Manchester Cityn.
Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e klubit katalanas janë optimistë se marrëveshja mund të arrihet, megjithëse palët ende kanë diferenca sa i përket vlerës së transferimit.
Barcelona është e gatshme të ofrojë pak më shumë se 45 milionë euro për kartonin e mesfushorit spanjoll, ndërsa Manchester City kërkon një shumë më të lartë dhe negociatat mes dy klubeve janë duke vazhduar.
Një tjetër faktor që mund të ndikojë në realizimin e transferimit është dëshira e vetë Rodrit. Mesfushori spanjoll thuhet se e sheh me prioritet kalimin te Barcelona dhe është i gatshëm të rikthehet në La Liga, duke refuzuar kalimin te Reali.
Në ditët në vijim pritet të ketë zhvillime të reja, teksa Barcelona po punon për të mbyllur një nga transferimet më të rëndësishme të kësaj vere.
Top Channel