Mes revoltës së UEFA-s, Afrika del hapur në krah të presidentit të FIFA-s
Federata Meksikane e Futbollit ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, duke dalë në krah të tij në një periudhë të tensionuar për qeverinë botërore të futbollit.
Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në rrjetin social X, FMF theksoi se beson te roli i institucioneve dhe procedurave zyrtare për garantimin e integritetit të futbollit.
“Federata Meksikane e Futbollit është e bindur se futbolli përfaqëson një vlerë themelore dhe se mbrojtja më e mirë e tij qëndron në respektimin e institucioneve, qeverisjes dhe procedurave që garantojnë integritetin e tij”, thuhet në deklaratë.
FMF bëri të qartë se nuk do të njohë apo mbështesë procese që zhvillohen jashtë strukturave zyrtare të futbollit ndërkombëtar.
“Për këtë arsye, FMF nuk do të njohë ose miratojë asnjë proces të iniciuar jashtë këtij kuadri institucional dhe do të mbështesë udhëheqjen e presidentit Infantino në vazhdimin e promovimit të zhvillimit të futbollit përmes forcimit të institucioneve”, vijon deklarata.
Mbështetja e Meksikës vjen në një moment kur drejtimi i FIFA-s është kthyer në qendër të diskutimeve, me disa federata evropiane që kanë shprehur kritika ndaj mënyrës së qeverisjes së Infantinos dhe kanë kërkuar ndryshime në udhëheqjen e organizatës.
Megjithatë, presidenti i FIFA-s vazhdon të ketë përkrahje të rëndësishme nga federata jashtë Evropës, ku Meksika dhe Argjentina janë ndër vendet që kanë dalë publikisht në mbështetje të tij.
Top Channel