Chelsea gjen zëvendësuesin e Cucurellas, vjen mbrojtësi spanjoll që kërkohej prej kohësh nga Xabi Alonso
Ish-sulmuesi brazilian Alexandre Pato është gati të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë jashtë fushës së blertë.
Sipas raportimeve të BBC, 36-vjeçari është pjesë e një konsorciumi që pritet të blejë shumicën e aksioneve të klubit anglez Northampton Town.
Pato, i cili i dha fund karrierës si futbollist në vitin 2023 pas një rrugëtimi 17-vjeçar, po ndjek shembullin e emrave të njohur të sportit si David Beckham dhe Tom Brady, duke investuar në pronësinë e një klubi futbolli.
Sipas raportimeve, grupi “Sports Alpha Capital”, ku bën pjesë edhe ish-reprezentuesi brazilian, ka arritur në fazën përfundimtare të negociatave për marrjen në kontroll të Northampton. Megjithatë, Pato nuk do të jetë figura kryesore që do të drejtojë projektin, por një nga investitorët e konsorciumit.
Presidenti i Northampton, Kelvin Thomas, kishte konfirmuar më herët se klubi ishte pranë një marrëveshjeje me një grup investitorësh “të financuar mirë”, ndërsa tashmë gjithçka duket se po shkon drejt finalizimit.
Në fillim të këtij viti, i njëjti grup zhvilloi bisedime edhe për blerjen e Colchester United, por negociatat nuk u konkretizuan dhe marrëveshja dështoi.
Northampton vjen pas një sezoni zhgënjyes, pasi ra nga League One dhe sezonin e ri do të garojë në League Two, kategorinë e katërt të futbollit anglez.
Alexandre Pato mbahet mend si një nga talentet më të mëdha të futbollit brazilian. Ai shkëlqeu me Milanin, ku realizoi 63 gola në 150 ndeshje, ndërsa në vitin 2016 pati një eksperiencë të shkurtër te Chelsea. Me kombëtaren e Brazilit, Pato zhvilloi 27 ndeshje dhe realizoi 10 gola.
Top Channel