Aksidentohet “Cekja” i Beratit në Gjirokastër, mjeti i tij përplaset me atë të klerikut bektashian
31/07/2026 11:19
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë.
Automjeti që drejtohej nga Sejfulla Myftari, i njohur me emrin artistik “Cekja”, është përplasur me një automjet tjetër, që drejtohej nga Baba Sheh Hormova, klerik bektashian.
Përplasja ka qenë jo frontale, duke shmangur dëmtimet fizike. Si aktori i humorit, ashtu edhe drejtuesi tjetër i mjetit nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Policia Rrugore e Gjirokastrës ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.
Top Channel