Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ish-ushtaraku zbardh prioritetet
Nënkryetari i Kuvendit, njëkohësisht deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar kundër propozimit të mazhorancës për reformën administrativo-territoriale, duke e cilësuar atë një proces që nuk duhet të kufizohet vetëm në ndryshimin e hartës së bashkive.
“Ajo që Partia Socialiste po e paraqet si reformë territoriale nuk duhet të jetë një ushtrim për vizatimin e kufijve në hartë, por një reformë e vërtetë në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë vendore.
Pushteti vendor ekziston për të afruar shtetin me qytetarin, jo për ta larguar atë. Çdo ndryshim i hartës administrative duhet të ketë si pikënisje përfaqësimin, cilësinë e shërbimeve publike dhe zhvillimin e komuniteteve, jo interesa të momentit apo llogari elektorale. Reformat e PS dhe të Edi Ramës lënë shumicën e shqiptarëve pa përfaqësim, ato bazohem mbi hilen dhe jo zhvillimin!
Nuk është rastësi që kundërshtimet po vijnë nga Poliçani, Klosi, Divjaka dhe nga bashki të tjera ku qytetarët po shprehin shqetësimin se po humbasin zërin dhe identitetin e tyre institucional. Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me një pakënaqësi të izoluar, por me një debat që prek vetë mënyrën se si organizohet shteti.
Shqipëria ka një antropologji kulturore të veçantë. Identiteti krahinor, historia, traditat dhe lidhja e njerëzve me vendlindjen janë ende shumë të forta. Pikërisht për këtë arsye, vendi ynë ka nevojë për njësi vendore funksionale, më pranë qytetarëve dhe më të afta për t’iu përgjigjur nevojave të tyre, jo për bashki gjithnjë e më të mëdha që rrezikojnë të zbehin përfaqësimin. Modeli qe propozon PD është afër këtij realiteti!
Një reformë territoriale nuk mund të matet vetëm me numrin e bashkive. Ajo duhet të matet me aftësinë për të garantuar demokraci vendore, pjesëmarrje qytetare dhe zhvillim të balancuar. Përndryshe, rrezikojmë të krijojmë struktura administrative më të mëdha, por me qytetarë gjithnjë e më larg vendimmarrjes, me abuzime, korrupsion e anarki!
Shqipëria nuk ka nevojë për një reformë të ndërtuar mbi kalkulime elektorale, por për një reformë që respekton historinë e komuniteteve, identitetin e tyre dhe të drejtën e çdo qytetari për t’u përfaqësuar. Demokracia vendore forcohet duke afruar pushtetin me njerëzit, jo duke e përqendruar atë. Ky duhet të jetë parimi që udhëheq çdo reformë territoriale serioze. Kjo reforme e fut Shqipërinë në krize dhe le si zgjidhje vetëm protestën”, shkruan Gjekmarkaj.
Top Channel