U futën me traktor në lumin Devoll dhe u bllokuan, zjarrfikësit shpëtojnë tre persona, mjeti i zhytur në ujë

31/07/2026 10:54

Një traktor është bllokuar ditën e sotme në vendin e quajtur Bishti i Nartës, në lumin Devoll.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërcyky, ekipet e Shërbimit Zjarrfikës Gramsh u nisën menjëherë drejt vendngjarjes.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, u shpëtuan tre persona: një i moshuar, nipi i tij dhe drejtuesi i mjetit.

Traktori ishte zhytur deri në lartësinë e kabinës.

Ekipet e zjarrfikëses bëjnë apel edhe një herë se hyrja në lumin Devoll është tepër e rrezikshme për shkak të prurjeve të papritura nga diga e Moglicës.

Top Channel