“Deri në 2028, Forcat e Armatosura do të kenë të gjitha mjetet ushtarake”, Rama zbulon ambicien: Do i japim ushtrisë amerikane prodhime ‘made in Albania’
Një gomone është bllokuar nga Policia Kufitare në Ksamil, pasi drejtuesi i saj shkeli perimetrin e sigurisë detare në zonën e Gjirit të Hartës, duke lundruar brenda hapësirës së rezervuar për pushuesit.
Sipas Policisë, mjeti lundrues u filmua nga qytetarët teksa lëvizte në zonën e plazhit, duke krijuar rrezik për sigurinë e pushuesve. Pamjet u denoncuan menjëherë pranë Policisë së Shtetit.
Pas ndërhyrjes së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, drejtuesi u identifikua si Remzi Domi, emigrant në Angli, ndërsa gomonia u bllokua dhe ndaj tij u vendos një gjobë prej 500 mijë lekësh të rinj.Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve lundruese të respektojnë perimetrat e sigurisë pranë plazheve, duke paralajmëruar se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare.
Ksamil
Shkeli me gomone perimetrin e sigurisë detare, në zonën e Gjirit të Hartës, në Ksamil, duke lundruar brenda hapësirës së rezervuar për pushuesit, me rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe sigurinë e tyre, por u filmua nga qytetarët dhe u denoncua menjëherë në Policinë e Shtetit.
Reagimi i menjëhershëm i Policisë Kufitare dhe i Njësisë Policore Detare çoi në identifikimin e drejtuesit, bllokimin e mjetit lundrues tip gomone dhe ndëshkimin e drejtuesit të tij me gjobë 500.000 lekë të rinj.
Policia Kufitare u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë së plazheve dhe rregullat e lundrimit. Çdo shkelje që cenon jetën dhe sigurinë e pushuesve do të konstatohet dhe do të ndëshkohet me masat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Shërbimet e Policisë Kufitare vijojnë kontrollet intensive në të gjitha zonat bregdetare, me synim garantimin e sigurisë së pushuesve gjatë sezonit turistik.
Policia e Shtetit falënderon qytetarët dhe pushuesit për bashkëpunimin dhe denoncimet e tyre, të cilat mundësojnë reagim të shpejtë ndaj çdo shkeljeje që rrezikon jetën dhe sigurinë në plazhe.
Top Channel