Zjarret po ndalen në Francë dhe Spanjë, mbi 300 mijë të evakuuar, temperaturat e larta rrezikojnë rikthimin e flakëve 29/07 12:21
Tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas tërmetit dhe shpërthimit të fuqishëm në qendrën tregtare Aeon Mall në Kumamoto të Japonisë.
Presidenti i qendrës tregtare, Akio Yoshida, konfirmoi bilancin gjatë një konference për shtyp, duke sqaruar se një njoftim i mëparshëm për katër persona të zhdukur ishte i pasaktë.
Sipas tij, një tjetër person ka pësuar arrest kardiak pas incidentit, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën në zonë për gjetjen e personave që mungojnë.
Shpërthimi ndodhi pas tërmetit të së martës dhe dyshohet se u shkaktua nga një rrjedhje gazi.
Top Channel