E rëndë në Itali/ 4-vjeçarja mbytet në pishinën e një hoteli, nisin hetimet ndaj babait
Një ngjarje e pazakontë ka tronditur Indinë, ku një grua 32-vjeçare dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortit të saj duke përdorur një gjarpër shumë helmues, me qëllim që ngjarja të dukej si një aksident fatal.
Viktima është 32-vjeçari Atul Kumar Panwar, pronar i një qendre private për kujdesin e fëmijëve në distriktin Meerut, në shtetin Uttar Pradesh. Ai u gjet i pajetë të premten në mëngjes në banesën ku jetonte me bashkëshorten dhe djalin e tyre gjashtëvjeçar.
Sipas hetimeve të policisë, bashkëshortja e tij dyshohet se planifikoi krimin së bashku me shoferin e autobusit të shkollës, me të cilin autoritetet pretendojnë se kishte një lidhje jashtëmartesore.
Wife among four people arrested after a 32-year-old school operator in Uttar Pradesh’s Meerut was found dead at his rented home in J-Block Colony in Hastinapur on Friday morning, police said.
According to police officers, Atul Kumar Panwar was allegedly murdered by his wife,… pic.twitter.com/P6Tv9J5dVB
— Hate Detector 🔍 (@HateDetectors) July 18, 2026
Hetuesit besojnë se fillimisht 32-vjeçarit iu dha qumësht i përzier me pilula gjumi. Pasi ai ra në gjumë, autorët dyshohet se përdorën një gjarpër krait, një nga speciet më helmues të Azisë, për ta kafshuar ndërsa flinte. Sipas policisë, synimi ishte që vdekja të paraqitej si pasojë e një pickimi aksidental nga gjarpri.
Të nesërmen në mëngjes, gruaja njoftoi fqinjët se bashkëshorti kishte ndërruar jetë nga pickimi i një gjarpri. Zvarraniku u gjet në shtrat pranë trupit të viktimës dhe u vra nga banorët e zonës. Në trupin e 32-vjeçarit u konstatuan shenja kafshimi në dorë dhe këmbë, çka bëri që fillimisht ngjarja të konsiderohej aksidentale.
Hetimet morën një tjetër drejtim pasi babai i viktimës denoncoi pranë autoriteteve se dyshonte se nusja e tij ishte e përfshirë në vrasje.
Gjatë hetimit, policia zbuloi se shoferi i autobusit kishte punuar në shkollën e familjes vetëm prej tre muajsh dhe dyshohej se kishte krijuar një marrëdhënie jashtëmartesore me gruan e viktimës.
Në përfundim të hetimeve, autoritetet arrestuan katër persona: bashkëshorten e viktimës, të dashurin e saj të dyshuar dhe dy persona që merren me kapjen dhe trajtimin e gjarpërinjve, të cilët akuzohen se siguruan dhe përdorën zvarranikun helmues për realizimin e planit.
Çifti ishte martuar në vitin 2019 dhe kishte hapur vetëm tre muaj më parë një qendër për kujdesin e fëmijëve, ku punonte edhe shoferi i autobusit.
Sipas shefit të policisë së distriktit, provat e mbledhura deri tani tregojnë se bëhet fjalë për një vrasje të paramenduar, e organizuar me qëllim që të maskohej si një vdekje aksidentale nga pickimi i një gjarpri.
Top Channel