Jo vetëm Messi, një tjetër sulmues ka shansin të vendosë një rekord historik në finalen e Botërorit

19/07/2026 16:50

Sulmuesi i Spanjës, Mikel Oyarzabal, është vetëm një hap larg një rekordi historik në Kupën e Botës.

Nëse arrin të shënojë në finalen ndaj Argjentinës, ai do të bëhet golashënuesi më i mirë i “La Rojas” në një edicion të vetëm të Botërorit.

Aktualisht, Oyarzabal ka realizuar 5 gola, duke barazuar rekordin e David Villas në Botërorin e vitit 2010 dhe atë të Emilio Butragueños në Meksikë 1986.

Një gol ndaj Argjentinës do ta ngjiste i vetëm në krye të kësaj renditjeje historike, duke vendosur një rekord të ri për kombëtaren spanjolle në një edicion të Kupës së Botës.

Oyarzabal ka qenë një nga protagonistët kryesorë të Spanjës gjatë këtij turneu, ndërsa tani ka mundësinë të kurorëzojë paraqitjet e tij me një arritje personale që do të mbetet në histori.

Top Channel