“Të bëjmë një tjetër Botëror, kësaj radhe pa Kanadanë dhe Meksikën”/ Presidenti Trump nuk i kursen batutat: Pse jo së bashku me Kinën?

19/07/2026 13:36

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë shaka për organizimin e një tjetër Kupe Bote, këtë herë pa pjesëmarrjen e Meksikës dhe Kanadasë, dy vendet që bashkë me SHBA-në po presin Botërorin 2026.

Gjatë një aktiviteti në New York me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, Trump u shfaq i humorit, duke sugjeruar me shaka se SHBA-ja mund të organizonte një tjetër edicion të turneut vetëm.

“Ndoshta herën tjetër duhet ta bëjmë një Botëror pa Meksikën dhe Kanadanë”, tha Trump, duke shkaktuar të qeshura te të pranishmit.

Presidenti amerikan vijoi me një tjetër batutë, duke përmendur edhe një version hipotetik të Botërorit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

“SHBA dhe Kina do të ishte një ide interesante. Lojtarëve do t’u pëlqente, sepse do të kishin një fluturim shumë të shkurtër mes ndeshjeve”, tha Trump me ironi.

Botërori 2026 është edicioni i parë që po organizohet nga tre vende së bashku: Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja. Pjesa më e madhe e ndeshjeve zhvillohen në stadiumet amerikane, përfshirë edhe finalen e madhe në “MetLife Stadium” në New Jersey.

Top Channel