Trump shton presionin ndaj Iranit, por ekspertët shprehen pesimistë se strategjia ushtarake do të japë rezultat
Ish-kampioni i botës me Spanjën, Joan Capdevila, ka bërë një apel publik në rrjetet sociale pasi nuk ka mundur të sigurojë lejen për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës.
Në një postim në platformën X, ish-mbrojtësi i “La Roja” i është drejtuar edhe presidentit amerikan, Donald Trump, duke kërkuar ndihmë për zgjidhjen e situatës.
“Kam nevojë për ndihmë, Donald Trump. Sapo më thanë se nuk mund të udhëtoj në finale me fëmijët e mi, sepse më refuzuan aplikimin ESTA. A mund të më ndihmojë dikush? Nuk e imagjinoni sa shumë do të thoshte për mua të isha atje me shokët e skuadrës së vitit 2010 dhe me këtë ekip për t’i mbështetur. Nuk mund ta besoj që nuk më lejojnë të hyj në SHBA dhe të humbas një moment kaq të veçantë me fëmijët e mi, që e duan kaq shumë futbollin. Nëse dikush di si mund të zgjidhet kjo, do t’i jem mirënjohës gjithë jetën”.

Capdevila, pjesë e Spanjës që fitoi Kupën e Botës në vitin 2010, shpresonte të ishte në stadium së bashku me ish-shokët e ekipit për të mbështetur kombëtaren në finalen e madhe.
Megjithatë, ai nuk është rasti i vetëm që ka hasur probleme me dokumentacionin për hyrjen në SHBA. Sipas një analize të BBC World Service, tifozët nga më shumë se një e katërta e vendeve pjesëmarrëse në Botëror janë përballur me ndalime udhëtimi, rregulla më të rrepta për hyrjen ose me norma të larta refuzimi të vizave.
Top Channel